Ditën e sotme janë duke u zhvilluar zgjedhje në tre shtete të mëdha europiane.
Ja një përmbledhje e asaj për të cilën voton secili vend:
Rumania: Është raundi i dytë i zgjedhjeve Presidenciale. Votuesit po zgjedhin midis nacionalistit George Simion dhe kryetarit liberal të Bashkisë së Bukureshtit, Nicusor Dan. Zgjedhjet vijnë pas raundit të parë, i cili u zhvillua më 4 maj 2025.
Polonia: Aty janë gjithashtu zgjedhje Presidenciale, por janë raundi i parë. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, do të ketë një balotazh midis dy kandidatëve kryesorë më 1 qershor 2025.
Portugalia: Aty po zhvillohen zgjedhje të përgjithshme, për 230 vendet në Parlamentin me një dhomë. Zakonisht, udhëheqësi i partisë më të madhe pas zgjedhjeve bëhet kryeministër ( e ngjashme me formulën në Shqipëri).