Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cila është partia më e pasur në Shqipëri?

2017/03/19 at 2:17 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cila është partia më e pasur në Shqipëri?

Në bazë të të ardhurave të deklaruara në 2017-n rezulton se përgjatë 2016-s partia më me shumë të ardhura gjatë 2016 është LSI dhe jo dy partitë e mëdha, PS e PD.


Instituti i Studimeve Politike ka publikuar raportin, ku sipas të dhënave rezulton se të ardhurat e LSI janë rreth 1 milion (të reja) më shumë se PS dhe rreth 30 milion (të reja) më shumë se PD.

RAPORTI I INSTITUTIT TË STUDIMEVE POLITIKE:

Kushtetuta e Shqipërisë (neni 9, pika 3) detyron partitë politike të bëjnë kurdoherë publike burimet e tyre të financimit dhe shpenzimet e tyre. Kushtetuta është miratuar në nëntor 1998, pra përpara 19 vitesh. Prej atëherë asnjë parti nuk ka bërë publike burimet e tyre të plota të financimit dhe as shpenzimet e tyre reale. Partitë promovojnë tek të tjerët nevojën e respektimit të Kushtetutës, por vetë ato nuk e respektojnë atë.

Prej vitit 2011 partitë kryesore politike bëjnë deklarimin vjetor e të ardhurave dhe shpenzimeve në KQZ. Deklarimi është formal, bazohet në burimet e vetë partive dhe nuk ka mekanizëm kontrolli mbi saktësinë e tyre. Ekspertët kontabël të KQZ verifikojnë nëse të dhënat e partive janë deklaruar në rregull nga ana administrative, jo burimin e tyre dhe burimet e tjera të financimit të padeklaruara. Megjithatë, bazuar në këto deklarime të partive politike mund të krijojmë një ide fillestare për disa elementë: mbi burimet de juro të partive, mbi asetet që ato kanë në pronësi, mbi anëtarësinë e deklaruar tek zëri i kuotës së anëtarësisë, mbi strukturën drejtuese dhe mbi korrektesën e tyre formale të deklarimit sipas Kodit Zgjedhor në KQZ.

Bazuar në deklarimet e janarit 2017 (mbi gjendjen financiare të vitit 2016 të partive politike) rezulton tabela bashkëngjitur. Në tabelë gjenden partitë parlamentare me përjashtim të PR, e cila nuk ka bërë deklarim të rregullt. Siç rezulton nga të dhënat, partia më me shumë të ardhura gjatë 2016 është LSI, dhe jo dy partitë e mëdha, PS e PD. Të ardhurat e LSI janë rreth 1 milion (të reja) më shumë se PS dhe rreth 30 milion (të reja) më shumë se PD.  Nëse bëhen krahasime të tilla në partitë politike evropiane, është e pamundur të gjendet një rast kur një parti me 20 deputetë të kenë financim ligjor (buxheti i shtetit, sponsorizime, ndihma, etj) shumë më të madh sesa partitë politike me 45 – 65 deputetë.

Të dhënat mund të kenë disa interpretime.

Së pari, sepse secila parti mund të akuzojë partitë e tjera për deklarime jo të rregullta. LSI i deklaron formalisht ne faqen zyrtare te saj, PS e PD jo.

Së dyti,  partitë në qeveri, për shkak të aseteve e përfitimeve informale të pushtetit, kanë gjithnjë më shumë të ardhura sesa partitë në opozitë.

Së treti, sepse partitë e modelit klientelist kanë strukturë funksionale financimi sipas vendit të punës që kanë marrë anëtarët dhe sipas hierarkisë në vendet e punës.

Së katërti, vetë tabela meriton një hetim nga organet e specializuara, për të lexuar sipas ligjit, çfarë ndodh me partitë tona (buxheti i shtetit), me sponsorizimet politike (konfliktet e interesit dhe deklarimet në tatime), me pronat e partive (me kontrata informale), si dhe me elementë të tjerë të evazionit fiskal, të abuzimit me fondet e shtetit dhe të sistemit klientelist të shkëmbimeve të favoreve në para, mall ose ndikim politik.

Së pesti, po vijnë zgjedhjet dhe një nga argumentet më kritike është potenciali për trafikun e votës. A përbën kjo tabelë por edhe të dhënat e padeklaruara, një shqetësim? Me siguri që po. Ajo përbën një deformim dhe një sinjal se trafiku i votës nuk zgjidhet në bisedime politike, por me ligj, ligj dhe vetëm me ligj e instrumente të forta që zbatojnë ligjin.

Në fund të fundit, nëse flasim për veting në politikë dhe reformën në drejtësi, çfarë vlere ka nëse atë e konsiderojmë me rëndësi për një gjyqtar apo prokuror në qytetin më të vogël të periferisë, dhe nuk e konsiderojmë bazë e prioritet të aplikohet aty ku sistemi informal është më i fortë dhe funksional, – tek partitë politike, në selitë qendrore të tyre dhe tek elitat politike që drejtojnë. Ndaj edhe ekziston me të drejtë një opinion i përgjithshëm se vetingu në politikë është ndofta më jetik sesa vetingu në drejtësi, pavarësisht se duhet të ndodhë fillimisht i dyti që të kemi shpresë të ndodhë i pari.

AFRIM

Etiketa: partitete politikepasuriate ardhurat


Ju sugjerojmë

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
Kryesore

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

9 Nëntor, 2025 9:35 pm
Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
Kryesore

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

9 Nëntor, 2025 9:19 pm
Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
Aktualitet

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

9 Nëntor, 2025 6:20 pm
Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Para
Zgjedhjet amerikane ose pasqyra ku shohim shëmtinë tonë

Rama-Meta, e kanë më lehtë të vriten, se të ndahen

Thaçi këmbëngul për ushtrinë: Në NATO nuk hyhet me gjahtarë e zjarrfikës

Thaçi këmbëngul për ushtrinë: Në NATO nuk hyhet me gjahtarë e zjarrfikës

Foto/ Kush është Rashel, vajza që po “eklipson” Ermal Mamaqin në programin “Xing”

Foto/ Kush është Rashel, vajza që po “eklipson” Ermal Mamaqin në programin “Xing”
















TE FUNDIT

“Asnjë deputet në komisionet parlamentare”, mesazhi i Bardhit për deputetët e PD-së

“Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet në Grupin e PS”, Bardhi: Rektori i Universitetit Bujqësor kërkoi strehim te ju 
9 Nëntor, 2025

Partia Demokratike ka vendosur të bojkotojë ditën e hënë çdo komision parlamentar, ndërsa është njoftuar mbledhje e grupit në orën...

Lexo më shumë

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën

Dalin rezultatet e para të Exit poll-eve në Kosovë, Përparim Rama merr Prishtinën
9 Nëntor, 2025

Kanë dalë tashmë rezultatet e para të votimit për zgjedhjet lokale në Kosovë, në raundin e dytë të  tzre. Sipaas...

Lexo më shumë

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët

Mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, pjesëmarrje e ulët
9 Nëntor, 2025

Ora 18:00 ka shënuar zyrtarisht mbylljen e procesit zgjedhor në 5 bashki të vendit ku u mbajtën zgjedhjet e pjesshme...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com