Me sa duket personazhet e njohur të show bizit nuk e kanë më problem të tregojnë gjoksin nëpër foto e rrjetet sociale. Madje tashmë ato nuk e kanë as problem të tregojnë dhe të pranojnë se për të patur një gjoks të bukur i nënshtrohen bisturisë. Një foto e publikuar sot në FB e klinikës KEIT, duket se ka ngritur pikëpyetje në rrjet, për të zbuluar identitetin e personazhit publik që gjendet pas saj.
Fotoja është postuar nga vetë drejtuesi i klinikës, i cili pohon se ky vendim është marrë me miratimin e vetë vajzës. Nuk dimë nëse kjo vajzë ka dashur pak famë më shumë, apo ka dashur të bëjë të famshëm gjoksin e saj të ri të operuar pranë klinikës, por e vërteta është, që ajo i ka futur në diskutime komentuesit. Disa mendojnë që është Ciljeta, të tjerë flasin për Lori Hoxhallarin, ndërsa ka edhe nga ata që thonë se ky gjoks i përket Xhesika Ndojës. Lind pyetja: i kujt është ky gjoks?