Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, në një intervistë për “Fun Zone” në “Digitalb”, ka zbuluar disa elementë mbi jetën e tij personale, mes të cilëve edhe miqtë më të mirë në skuadër, apo femrën ideale.
Taulant, mendon se që kur u fejua Graniti, të janë shtuar fanset femra?
Besoj se po.
Talenti yt që nuk e di asnjë?
Talenti im është pingpongu.
Kur nuk i di fjalët e një kënge, improvizon?
Jo.
Shoku yt më i mirë i skuadrës?
Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Emir Lenjani.
Numri yt i fatit?
34.
Çfarë ke blerë me paratë e para që ke fituar?
Një makinë.
Dita e preferuar e javës?
E diela.
Për të ngrënë, do zgjidhje trahana apo fasule?
Fasule.
Si është për ty femra ideale?
Femra ideale për mua është si Xhenifer Lopez.
Sa gjaknxehtë je?
Pak.
Ke thyer ndonjëherë telefonin nga nervat?
Po. Nja pesë herë (qesh).
Për çfarë ke qeshur për herë të fundit?
Për herë të fundit kam qeshur me Arlind Ajetin. Në dhomë kishte një zhapik që lëvizte (qesh).