Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cila do të jetë politika për Lindjen e Mesme nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet?

2024/08/28 at 4:09 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Cila do të jetë politika për Lindjen e Mesme nëse Kamala Harris fiton zgjedhjet?

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë mirëpritën shpëtimin e një pengu izraelit të mbajtur nga Hamasi, të martën. Ata gjithashtu thanë se po punonin për të arritur një marrëveshje për armëpushimin në Gazë.


Megjithatë, edhe nëse arrihet një marrëveshje, administrata e ardhshme e Shteteve të Bashkuara do të trashëgojë problemin e tensioneve të vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, njofton mbi politikën e mundshme të Uashingtonit nën Presidenten Kamala Harris nëse ajo fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Izraeli kreu një tjetër sulm vdekjeprurës në një kamp refugjatësh në Gazë, ndërsa negociatorët përpiqen të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në këmbim të lirimit të pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi. Një prej pengjeve u shpëtua të martën.

“Farhan Alkadit i urojmë mirëseardhjen në shtëpinë e tij. Përgëzoj ushtrinë izraelite dhe shërbimin e inteligjencës Shin Bet për një tjetër operacion të suksesshëm shpëtimi. Ne po punojmë pandërprerë për të kthyer të gjithë pengjet tanë”, tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Për këtë çështje foli edhe Nënpresidentja Kamala Harris teksa pranoi emërimin e Partisë Demokratike si kandidate për president, javën e kaluar.

“Unë dhe Presidenti Biden po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gazë të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”, tha Harris.

Veç mandatit të saj si Nënpresidente, zonja Harris nuk ka përvojë tjetër në politikën e jashtme. Këshilltari i saj për sigurinë kombëtare është Phillip Gordon, i cili ka shërbyer nën presidentët demokratë, duke përfshirë Bill Clintonin, Barack Obamën, si dhe Joe Bidenin.

Kjo sinjalizon vazhdimësinë e administratave të mëparshme demokrate. Kjo përfshinë vazhdimin e mbështetjes ushtarake për Izraelin, një gjë që është konfirmuar edhe nga ish këshilltarja për siguri e zonjës Harris.

“Nënpresidentja dhe presidenti e kanë mbështetur vazhdimin e ndihmave ushtarake për Izraelin, jo vetëm për arsye të marrëveshjes, por kanë përkrahur edhe rritjen e mbështetjes për shkak të nevojave të Izraelit për siguri”, thotë Halie Soifer, e cila tani udhëheq Këshillin Demokratik Herbre të Amerikës.

Ndihma pritet të vazhdojë pavarësisht kërkesave të komuniteteve arabe dhe myslimane si dhe të progresistëve dhe demokratëve të rinj, që duan vendosjen e embargos së armëve ndaj Izraelit.

Nënpresidentja Harris, megjithatë, ka shprehur keqardhje më të madhe ndaj vuajtjeve të palestinezëve se sa Presidenti Biden.

“Ne nuk mund të kuptojmë shumë nga ajo që thotë tani pasi deklaratat e saj kanë qëllim të fitojnë zgjedhjet dhe të mbajnë Partinë Demokratike të bashkuar. Ndërsa demokratët janë të ndarë në dy grupe, njëri që mbështet më shumë Izraelin dhe tjetri që shpreh simpati për palestinezët. Ajo do të vazhdojë të bëjë deklarata sa për të thënë diçka. Pikërisht këtë po bën”, thotë Jonathan Rynhold nga Universiteti Bar-Ilan në Tel Aviv.

Ndryshe nga zoti Biden i cili shpesh thotë se është zionist, zonja Harris, prindërit e së cilës janë imigrantë nga Xhamajka dhe India, mund të jetë më e vëmendshme ndaj qëndrimeve të vendeve të pjesës jugore të globit që përfshinë Amerikën Latine dhe Afrikën.

“Ajo është e vetëdijshme se si ndihet pjesa tjetër e botës për Lindjen e Mesme, për neo-kolonializmin, neo-imperializmin dhe unë me të vërtetë shpresoj që ajo të ketë mundësinë t’i marrë parasysh këto qëndrime nëse bëhet presidente. Kjo është ajo që i duhet politikës së jashtme amerikane për t’u përballur me sfidat përpara, të cilat janë shumë të ndryshme nga sfidat e tre dekadave të fundit”, thotë Natasha Hall nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Nëse ajo fiton në nëntor, zonja Harris do të trashegojë sfidat e paraardhësve të saj, duke përfshirë edhe konfliktin e tejzgjatur në Lindjen e Mesme. Ajo duhet të hartojë politikën e saj të jashtme, një çështje komplekse me rëndësi të madhe, që përfshin interesa të shumta./ VOA



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Sllovakia do të blejë sisteme kundërajrore nga Izraeli

Sllovakia do të blejë sisteme kundërajrore nga Izraeli

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron

Zjarr në një depo nafte në jug të Rusisë, guvernatori i rajonit akuzon Kievin për sulm me dron

Mbetjet toksike mbeten në anijet e “Maersk”

Mbetjet toksike mbeten në anijet e “Maersk”
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com