Tre persona u arrestuan në portin e Durrësit pasi u kapën duke transportuar drejt Italisë cigare kontrabandë.
Policia njofton se dje në mbrëmje u finalizua në Doganën e Durrësit operacioni “EKLIPS”, ku u zbulua një sasi prej 550 mijë paketa cigare kontrabandë, të markës “Merhaba” dhe për pasojë u arrestuan në flagrancë 3 shtetas. Ata janë: I.A., i lindur në Tetovë, Maqedoni dhe banues në Tiranë, me kombësi shqiptare e shtetësi maqedonase; Gj.S., e lindur në Turqi dhe banuese në Maqedoni, me kombësi shqiptare e shtetësi maqedonase dhe I.D., i lindur dhe banues në Tiranë, me kombësi e shtetësi shqiptare.