Tashmë është zyrtare, Inter kalon në grupin Suning. 68,55% e klubit zikaltër është blerë nga Suning Holdings Group për 270 milionë euro. 31 % e aksioneve vazhdon të jetë në pronësi të Thohir që vazhdon të qëndrojë në postin e presidentit.
Del në këtë mënyrë nga skena Massimo Moratti: “Është një hap revolucionuar drejtë të ardhmes, është shprehur Thohir i cili mbetet aksionar në minorancë më kompaninë e tij International Sports Capital me 31%. Pas 21 vitesh në krye të klubit Massimo Moratti largohet me 16 trofe të fituar. Premtimi i drejtuesve të ri është i madh: “Dëshirojmë të rikthejmë klubin sa më lart, do të bëjmë një skuadër edhe më të fortë. Do të ndjekim rrugën e Morattit duke blerë kampion të mëdhenj. Ndihem zikaltër që në ditën e parë kur kam ardhur në ‘San Siro’, forca Inter, u shpreh Zhang Jindong