Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

CIA: Rebelimi i armatosur tregon dëmin që Putini i ka bërë Rusisë

2023/07/01 at 8:18 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
CIA: Rebelimi i armatosur tregon dëmin që Putini i ka bërë Rusisë

Drejtori i CIA-s, William Burns, tha të shtunën se rebelimi i armatosur nga udhëheqësi i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte një sfidë për shtetin rus që nxori në pah efektin gërryes të luftës së Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.


Udhëheqësi rus falënderoi këtë javë ushtrinë dhe forcat e sigurisë për shmangien e asaj që ai tha se mund të kthehej në një luftë civile, duke e krahasuar rebelimin e grupit Wagner me kaosin që e çoi Rusinë në dy revolucione në vitin 1917.

Për muaj të tërë kryemercenari Prigozhin ofendoi hapur drejtuesit më të lartë ushtarakë të Moskës, duke përdorur një sërë fjalësh të ashpra dhe zhargone burgu, duke tronditur zyrtarët e lartë të Kievit. Presidenti Putin nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave dhe sharjeve të Prigozhinit për elitën e tij ushtarake.

“Është e habitshme që Prigozhini i parapriu veprimeve të tij me akuza të ashpra mbi arsyetimin e rremë të Kremlinit lidhur me agresionin në Ukrainë dhe për mënyrën e drejtimit të luftës nga udhëheqja ushtarake ruse”, tha zoti Burns gjatë një fjalimi në Fondacionin Ditchley, një organizatë me qendër në Oxfordshire të Anglisë që përqendrohet tek marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.

“Këto fjalë dhe veprime do të kenë ndikim për disa kohë, një kujtesë e gjallë e efektit gërryes të luftës së Putinit në shoqërinë dhe regjimin e tij”.

Burns, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Rusi nga viti 2005 deri në 2008 dhe u emërua drejtor i CIA-s në vitin 2021, e cilësoi rebelimin e Prigozhinit si një “sfidë të armatosur ndaj shtetit rus”.

Ai tha se rebelimi ishte një “çështje e brendshme e Rusisë në të cilën Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë asnjë rol”.

Që nga arritja e marrëveshjes një javë më parë për t’i dhënë fund rebelimit, Kremlini ka kërkuar të projektojë qetësi.

Presidenti 70-vjeçar Vladimir Putin është përpjekur të përqendrohet tek zhvillimi i turizmit në takimet e zhvilluara me popullin në Dagestan dhe duke diskutuar ide për zhvillimin ekonomik.

Rusia do të dalë më e fortë pas rebelimit të dështuar, kështu që Perëndimi nuk duhet të shqetësohet lidhur me stabilitetin e fuqisë më të madhe bërthamore në botë, tha të premten kryediplomati rus Sergei Lavrov.

Por nga ana tjetër, zoti Burns thotë se tashmë lufta kishte qenë një dështim strategjik për Rusinë, duke nxjerrë në pah dobësinë e saj ushtarake dhe dëmtuar ekonominë ruse për vitet që vinë, ndërsa aleanca ushtarake e NATO-s po bëhet më e madhe dhe më e fortë.

Burns tha se “e ardhmja e Rusisë si një partner i vogël dhe koloni ekonomike e Kinës” po formësohej “nga gabimet e Putinit”, siç u shpreh ai.

Ai tha se pakënaqësitë brenda Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë po krijonin një mundësi të rrallë për të rekrutuar spiunë dhe se CIA do ta shfrytëzonte këtë situatë.

“Pakënaqësia ndaj luftës do të vazhdojë ta gërryejë udhëheqjen ruse nën petkun e propagandës shtetërore dhe represionit”, tha zoti Burns.

Kremlini tha në muajin maj se agjencitë ruse të zbulimit po gjurmonin aktivitetet e spiunazhit perëndimor pasi CIA publikoi një video që inkurajonte rusët të bënin kontakte përmes një kanali të sigurt në internet.

Videoja e shkurtër në rusisht u shoqërua me një tekst që thoshte se agjencia donte të dëgjonte nga oficerë ushtarakë, specialistë të zbulimit, diplomatë, shkencëtarë dhe njerëz me informacione për ekonominë e Rusisë dhe udhëheqjen e saj./ VOA



Ju sugjerojmë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

31 Maj, 2025 7:01 pm
Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
Bota

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

31 Maj, 2025 6:49 pm
“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane
Rajoni

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane

31 Maj, 2025 6:35 pm
Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
Aktualitet

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

31 Maj, 2025 6:05 pm
Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

31 Maj, 2025 5:44 pm
Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
Aktualitet

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

31 Maj, 2025 5:23 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

31 Maj, 2025 5:16 pm
Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj
Aktualitet

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj

31 Maj, 2025 5:03 pm
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
Bota

Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

31 Maj, 2025 4:32 pm
Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari
Kronikë

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

31 Maj, 2025 4:16 pm
Para
Shqipëria përballë sfidave për menaxhimin e pyjeve

Shqipëria përballë sfidave për menaxhimin e pyjeve

Pse gënjejmë më shumë kur përdorim laptopin sesa në celular?

Pse gënjejmë më shumë kur përdorim laptopin sesa në celular?

Me shpejtësi deri në 174 km/h dhe të dehur në timon, pezullohen 118 patenta

Sherr në Tiranë, plagosen dy persona
















TE FUNDIT

Ra nga lartësia e pallatit teksa po punonte, humb jetën 48-vjeçari në Tiranë

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
31 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Tiranë, pasi ka rënë nga lartësia e një pallati teksa punonte....

Lexo më shumë

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë
31 Maj, 2025

Sulmet ajrore ruse në rajonet në vijën e frontit në Ukrainë kanë vrarë të paktën shtatë persona dhe kanë plagosur...

Lexo më shumë

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane

“I uroj të ketë fatin e…”, sulmohet në rrjete sociale vajza e kryeministres italiane
31 Maj, 2025

Vajza e kryeministres italiane, Giorgia Meloni është sulmuar dhe kërcënuar, përmes një postimi në rrjete sociale. Publikimi i mesazhit ishte...

Lexo më shumë

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale

Meta për rezolutën e IDC-CDI: Përkrah 108 partitë që rrëzuan farsën elektorale
31 Maj, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur nga qelia rezolutën e organizatës politike më të madhe në botë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com