Ndërkohë që Rihanna vijon turin e saj me Drake, Chris Brown poston foto të Rita Orës në profilin e tij personal në Instagram. “Blackpyramidofficial “, ka shkruar me këtë rast reperi amerikan përbri fotografisë së këngëtares shqiptare, që mesa duket është firma e veshjeve që veshë të dy këngëtarët.
Pas bashkëpunimit të tyre “Body on me”, Chris Brown dhe Rita Ora u përfol për një lidhje të mundshme dashurie, e cila nuk u bë kurrë publike.