Gazeta amerikane Chicago Tribune ka publikuar fotografi nga arkivi i tyre, në të cilat shihet kandidati demokrat, Bernard Sanders përderisa arrestohej.
Atë kohë, në Chicagon e vitit 1963, studenti 21-vjeçar i Universitetit të Chicagos ishte arrestuar nga policia për aktivitetin e tij me protesta për trajtimin e studentëve dhe pabarazinë racore. Ai u arrestua më gusht të 1963-s dhe u gjobit me 25 dollarë, për shkak të rezistimit ndaj policisë.
Sanders u diplomua në Unverstitetin e Chicagos më 1964, pasi sipas një shkrimi në revistën e Universitetit të Chicagos, ai u transferua nga Brooklyn College në janar të 1962-s.
Në Universitetin e Chicagos, ai udhëhoqi Kongresin e Barazisë Gjinore, grup i mad hi të drejtave civile. Lajmet e kohës tregonin që Sanders udhëhiqte protesta mbi pabarazinë racore.
https://www.youtube.com/watch?v=rPYCeO0seLU