Një pikë në “Old Trafford” e mban Chelsean në zonën e Champions League.
Në ndeshjen e zhvilluar sot, ishte Manchester United që kaloi i pari në avantazh pas 12’ minutave lojë kur Juan Mata finalizoi me sukses një aksion model të vendasve.
Në fund të pjesës së parë, David De Gea i ka dhënë mundësinë miqve të barazonin rezultatin me Marcos Alonso në minutën e 43’.
Pas pushimit , skuadrat kishin frikë të humbnin dhe si prioritet kishin të mos pësonin një gol që do të ishte fatal.
Një barazim që i bën shumë punë Chelsea-t, pasi tani ndodhet në vend të katërt, dy pikë më shumë se Arsenal dhe tre më shumë se Man United./Opinion.al