“Charlie Hebdo”, gazeta satirike franceze vijon të provokojë sërish në tematika të çështjes së refugjatëve sirianë. Eshtë fjalë për satirën e saj të fundit, që ka në qendër vogëlushin Alan, i mbytur në brigjet turke rreth një vit më parë.
Por ndoshta e frymëzuar edhe nga ngjarjet e fundit të ngacmimeve seksuale në Gjermani, ku protagonistë ishin refugjatë sirianë, gazeta sjell një karikaturë duke aluduar se edhe vogëlushi Alan, kur të rritej mund të bënte të njëjtën gjë.
“Çfare do ishte bërë Alani i vogël kur të rritej? Do ngacmonte nga bythët femrat gjermane”.
Pikërisht ky imazh, ka nxitur reagimin e shume karikaturistëve te botes arabe madje dhe te vete mbretëreshës Rania të Jordanisë, e cila ka publikuar një karikaturë tjetër në facebookun e saj me diçiturën: nëse do të rritej Alani mund të ish bërë mjek, ose një baba i mirë.
Gjithashtu një tjetër karikaturist, palestinez Hani Abaz ka postuar këtë karikaturë, në të cilën “akuzon” Charlie Hebdo, për vdekjen e vogëlushit.