Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Chaos Party” i drogës në klubet e natës apo “Show Party” i policisë me arrestimet e paligjshme?!

2016/12/13 at 7:19 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Chaos Party” i drogës në klubet e natës apo “Show Party” i policisë me arrestimet e paligjshme?!

Nga Spartak KOKA


Në fundjavë Policia e Tiranës në një komunikatë të shpërndarë për media deklaronte plot pompozitet se kishte arritur të finalizonte një super operacion  “ Chaos Party”  ku kishte arrestuar 11 menaxherw lokalesh , punonjës apo edhe përdorues.

Të arrestuarit i akuzonte për krijim të kushteve të nevojshme për klientët e tyre që të konsumonin drogë e cila po sipas policisë shpërndahej nga stafi ose nga shpërndarës  që hiqeshin klientë. Në të njëjtën komunikatë deklarohej se ishin kapur vetëm 5 gramw kokainë dhe 3 gramw marijuanë.

Por prokuroria  urdhëroi lirimin e 11 personave, pasi për 4 prej  tyre menaxherë lokalesh, arrestimi është cilësuar i paligjshëm, kjo për shkak se nuk provohej se kishin lidhje me shitje të drogës në ambientet e këtyre lokaleve, ndërsa për 7 personat e tjerë punonjës dhe klientë të këtyre lokaleve është caktuar masa detyrim paraqitje.

Operacioni i fundjavës së policisë së Tiranës është nga rastet e paprecedenta, ku të gjitha arrestimet vlerësohen të paligjshme dhe asnjë prej të arrestuarve nuk iu provohet në fazën paraprake vepra penale.

Strategjia që ndoqi policia për të bërë kontrolle dhe arrestime masive  pa  prova, pa konsultim me Prokurorinw, thjesht e vetëm për të krijuar një show, në radhë të parë është fyese për integritetin e uniformës policore dhe në radhë të dytë cënon dinjitetin e personave të cilëve ju publikuan gjeneralitet e plota a thua se ata ishin “killerat” që kishin kryer një veprim terrorist në kryeqytet.

Por pse erdhi ky operacion i organizuar në mënyrën më të paorganizuar?

E thjeshtw. Për të ulur ngarkesën negative që kishte marrë drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj i cili  i ftuar në emisionin “Opinion” të datës 30 Nëntor u kritikua për dështimin e punës parandaluese për goditjen e tregtimit të drogës në lokalet e natës për vitin 2016, çka ka sjellë dyfishim të numrit të përdorusve të kokainës në kryeqytet, fakt ky i pohuar nga mjekët e repartit të Toksikologjisë në QSUT.

Policia e Tiranës u kujtua për këto “super operacione” vetëm pasi titullari i saj u gjend nën presionin dhe kritikën e  mësuesve, gjimnazistëve, artistëve,  mjekëve dhe gazetarëve për punën e dobët që kishte bërë në parandalimin e tregtimit të drogës në lokalet e kryeqytetit i kthyer në fenomen dhe rrezik serioz për të rinjtë gjatë këtij viti.

Unë kam qenë një nga gazetarët që kam përgëzuar punën që seksioni i antidrogës bëri në vitin 2015 për goditjen dhe arrestimin e dokumentuar dhe të provuar të grupeve të ndryshme kriminale që shpërndanin drogë në Tiranë.

Pasi ishte diçka që vërtet i duhej qytetin tonë të përbashkët pas shumë ngjarjesh të bujshme në ambientet e këtyre lokaleve me autor persona që konsumonin lëndë narkotike.

U nis me kontrollin e mirëorganizuar të lokaleve të quajtura tallava me plan masash dhe grup pune, në përputhje të standardeve të bazuara në kodin e procedurës penale. Kujtoj se në atë periudhë, disa grupe që ishin kthyer në një rrezik shoqëror për të rinjtë e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet e Tiranës u shpërbënw  për shkak se u hetuan cilësisht dhe vijojnë të jenë akoma në burg pas dënimeve të dhëna nga gjykata.

Kontrollet e vazhdueshme, të përjavshme, në respekt të plotë të privatësisë dhe me informacion të saktë policor (mos të shkohet kuturu duke terrorizuar klientët e atyre lokaleve që ofrojnë jetë nate pa drogë), me plan masash, si dhe nën udhëheqjen e prokurorisë i shërbejnë të mirës publike dhe rrisin standardet e rendit dhe sigurisë në komunitet.

Por jam kundër çdo fushate që ndërmerret ndaj biznesit të ligjshëm dhe që ka synim efektin shok dhe kaotik afatshkurtër për show duke cënuar dinjitetin e të rinjve , pronarëve apo menaxherëve të këtyre lokaleve.

Jam kundër gjithashtu çdo operacioni që nuk ka si qëllim zgjidhjen reale të fenomenit por për të krijuar “Show Party” mediatik.

Operacioni policor i fundjavës  “Chaos”,  i ndërmarrë më shumë si një fasadë, se sa një nisëm reale për të kontrolluar lokalet e natës,  shkaktoi kaos dhe cënim të dinjitetit të personave të arrestuar. .

Premtimi i gazetarit Blendi Fevziu se stafi i emisionit “Opinion” po përgatiste një investigim për mënyrën se si shitej drogë në lokalet e natës, frikësuan dhe  vunë në siklet dhe në një veprim  kaotik dhe aspak profesional drejtorin e policisë Ervin Hodaj.

Ju lutem, pas këtij dështimi mos u justifikoni me shprehjen “që ne i arrestuam po i liroi prokurori dhe gjykata”.

Në rastin në fjalë, duke u bazuar në legjislacionin penal në fuqi oficerët e policisë gjyqësore dhe  drejtuesit e policisë së Tiranës që kanë kryer veprime të paligjshme (sipas prokurorisë) kanë konsumuar tre  kundravajtje dhe vepra penale: shpërdorim detyre, heqja e paligjshme e lirisë dhe  kryerje e veprime arbitrare.

Pse nuk vepron prokuroria, që të marrë masa administrative apo ti kalojë për veprime SHÇBA-së ( Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm dhe Ankesave) nisjen e hetimit penal për konsumim të veprave penale të sipërcituara.

Zoti Drejtor i Pergjithshem i  Policisë së Shtetit!

Kush do të mbajë përgjegjësi për këto arrestime të paligjshme që dëmtuan seriozitetin e uniformës blu  dhe  që  cënuan personalitetin dhe dinjitetin e 11 shtetasve ?

Kush mban përgjegjësi në këtë polici për punë të dobët dhe kaotike me arrestime të paligjshme?

Zoti drejtor për çfarë paguhen të gjithë ato struktura qe keni në varësi për të krijuar kaos, show apo të kryejnë punën e tyre?

Në këtë operacion plot pikëpyetje dhe që ka nevojë për një analizë më të plotë se si u nis dhe pse dështoi, gjykoj se më e pakta Drejtori i Policisë së Qarkut Ervin Hodaj duhet moralisht të jap dorëheqjen./Opinion.al/



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Reagon CDU/CSU: Shqipëria nuk duhet favorizuar, frenoni drogën

Reagon CDU/CSU: Shqipëria nuk duhet favorizuar, frenoni drogën

E kemi hedhur parfumin gabim gjithë jetën …

E kemi hedhur parfumin gabim gjithë jetën ...

Rokadë emrash në diplomacinë shqiptare, ikën ambasadori në Greqi

Rokadë emrash në diplomacinë shqiptare, ikën ambasadori në Greqi
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com