Sulmuesi i Barcelonës, Sandro ka pësuar një lëndim në stërvitjen e sotme dhe sipas mjekëve të ekipit kampion të Europës do të mungojë në ndeshjen e kthimit përballë ekipit të Arsenalit që do të zhvillohet në Spanjë.
Sandro nuk është pjesë e formacionit të parë, por fazën e dytë e kishte nisur në mënyrë të mirë në minutat që Enrike i kishte besuar, teksa shikohet si një lojtar me të ardhme.