Liga e Kampionëve rezervon jo pak surpriza me 5 takimet që luhen sot në mbrëmje – të vlefshme për ndeshjet e kthimit në fazën e “playoff”it.
Porto arriti të marrë një fitore në pjesën e parë ndaj Romës me rezultatin minimal 01. Goli i Monteiros në minutën e 8′ “ngriu” stadiumin “Olimpiko”, pasi Romës i mjaftonte dhe një barazim 00 për t’u kualifikuar në fazën e grupeve.
Ndeshja e parë në Portugali u mbyll në shifrat 11 dhe ky rezultat favorizon miqtë. Por italianët përveç golit të disavantazhit do të luajnë edhe në inferioritet numerik, pasi De Rosi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 39′ të pjesës së parë.
Ndërkaq, Legia e Varshavës e drejtuar nga trajneri shqiptar Besnik Hasi humbi pjesën e parë 01 ndaj irlandezëve të Dundalk. Por polakët fituan ndeshjen e kthimit dhe nëse mbajnë këtë rezultat, janë të kualifikuar.