Personazhi i Bukrës në spektaklin e humorit “Portokalli” është një ndër më të preferuarit e publikut. Ditën e sotme aktorja Albana Perhati që sjell këtë personazh ka rrëfyer në “Pasdite në Top-Channel” se si ka ndikuar “Bukra” në jetën e saj.
Përveç gjithë roleve që ka pasur në “Portokalli” Albana e ka konsideruar “Zonjën Bukra” si më të spikaturin. Gjithashtu ajo ka thënë se “Bukra” e udhëheq jo vetëm në profesion por edhe në përditshmërinë e saj.
“Bukra më pëlqen më shumë. E shijoj kaq shumë atë personazh, saqë kam filluar të flas ndonjëherë si ajo. Më shpëton ndonjëherë…” ka thënë aktorja duke qeshur. Madje aktori i tjetër i “Portokalli” Ledio Lako që luan rolin e Kapos apo të Ramadanit ka thënë se Albana edhe sillet si Bukra, megjithatë aktorja e ka mohuar këtë gjë duke thënë “Larg qoftë të sillem si ajo!”