Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cfarë shkruajta 25 vjet më parë?

2016/02/19 at 2:16 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 4 min
A A
Cfarë shkruajta 25 vjet më parë?

Nga Blendi Fevziu

(Ky shënim i shkruajtur për gazetën RD më 15 Shkurt 1991, ka qenë shkrimi i parë që ka paralajmëruar grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga universiteti. Shkrimi botohet i plotë, siç është shkruajtur 25 vjet më parë!)

Ç’KËRKOJNË  STUDENTËT!

  1. Protesta e parë

   Një mëngjes të diele vendosëm të zbresim nga Qyteti Studenti drejt Shqipërisë. Ishte dhjetor e shumë nga ne kishin në trup shenjat e shkopinjve të një nate më parë. 46 vjetët na i bënin hapat më të rëndë. Na rëndonin absurditeti, diktatura, Europa që na kish lënë jashtë. Dhe ne u nisëm drejt saj me thirrjet: “S’duam dhunë”, “Jemi paqësorë”, “Liri demokraci”.

Jemi zmbrapsur nga furia e shkopinjve të gomës, por s’jemi tërhequr. Jemi mbledhur mijëra vetë dhe kemi zgjedhur dialogun. Nuk thyem një xham, nuk shkelëm një lule. Nga një natë e butë e Q. Studenti i dhuruam Shqipërisë pluralizmin. Na përshëndetën mijëra vetë, na uruan miliona të tjerë. Edhe ju, prindërit tanë, që 46 vjet tiranie po ju thyenin në dysh.

– Prisni,- thatë,- jini të përmbajtur.

Por ne nuk pritëm. Ne u nisëm rrugës së liceut, një mëngjes dhjetori të bindur se qemë të vonuar drejt lirisë.

  1. Auditorët e shkretë

Shkolla s’ngjan më shkollë. Janë botuar artikuj, janë dhënë deklarata, janë bërë kritika për këtë problem. Por mos harroni që më tepër se të gjithëve për shkollën na vjen keq ne. Nuk e di pse padashur më ka shqetësuar ndjesia se sivjet kam qenë më larg të qenit student se kurrë. E kam ndjerë, këtë edhe tek shokët e tjerë. E kam parë në auditorët e gjysmuar, në pedagogët e komisioneve të Materializmit që nga pyetës kthehen në të pyetur.

Kam ndjerë këto dhe shumë të tjera. Ndaj më ka ardhur keq për pedagogët e vjetër me vështrimet e shuara, për tekstet e ngarkuar me propagandë deri në atë masë sa ngjajnë naivë, për studentët që kafshonin buzët sepse u vinte zor të riprodhonin në provim fjalët pa kuptim të dispensave kundër revizionizmit, imperializmit…

I kemi ndjerë këto ndaj jemi më të vendosur. Sepse këto ngjarje të mëdha e bëjnë njeriun shpërfillës ndaj gjithçkaje, aq sa me një lehtësi prej loje e bëjnë shpërfillës edhe ndaj vetvetes. Ndaj ne harruam vetveten që studentët e ardhshëm të mos përsërisnin sllogane, që pedagogëve mos t’u vijë turp për fjalët e tyre, që të rinjtë të mos e shohin botën përtej kufijve si ëndërr, që njeriu të jetë në fund të fundit njeri.

  1. Emri i Enver Hoxhës

 Është fillim shkurti dhe auditorët e fakulteteve janë edhe një herë bosh. Në sheshin Demokracia përsëri tubim. Ka shumë vetë që pyesin: Ç’kërkojnë studentët? Ata përgjigjen: Universiteti është ngritur për t’i hequr emrin vetes. Dhe ju e dini që universiteti nuk ngrihet kot. Për të patur një shkollë të vërtetë ne kërkuam depolitizimin e saj. Por:

  1. Depolitizimi nis që tek emri i Universitetit. Ai nuk mund të mbajë emrin e një figure partiake.
  2. Universiteti është intitucion shkencor-kulturor dhe si i tillë mund të mbajë vetëm emrin e një personaliteti të shkencës. Enver Hoxha është figurë historike dhe emri i tij le të qëndrojë në ato vende që kanë lidhje me historinë e luftës.
  3. Enver Hoxha nuk ka mbaruar studimet e larta.
  4. Emërtimi i Universitetit nuk është bërë me vullnetin e popullit. Vendimi i Presidiumit të Kuvendit Popullor është marrë mbas propozimit të plenumit të KQ të PPSH-së.

 Drejt grevës së urisë

Kaloi një ditë bojkotimi, dy, tre, një javë, më tepër. Të lodhur por të vendosur kemi ndenjur përsëri në shesh. Gjithmonë paqësorë, me po ato parrulla, me po ato bindje. Mohojmë edhe veten për të mos i mohuar asgjë tjetrit. Mund të mbyllet universiteti, mund të vijnë prindër për të marrë fëmijët, mund të ngujohemi edhe në mensën nr.1 për të bërë grevë urie. Po pse të gjitha këto? Pse kjo ashpërsi, ndaj mijëra të rinjve! Po bëj edhe një pyetje të fundit, të sinqertë. A duhet vallë që një “i vdekur” të vazhdojë të rëndojë mbi supe të gjallëve…

Jemi të vendosur, sepse e dimë, shumë gjëra do të ndryshojnë, shumë të tjera do të na duken absurde. Do të vijë një ditë kur auditorët do të fitojnë gjallërinë e parë, kur studentëve s’do t’u vijë më keq për ato që mësojnë: Dhe atë ditë të lodhur nga ndeshjet politike, nga grevat, bojkotimet, nga replikat në gazeta e mbledhje, nga bisedat e stërgjatura ekonomike, nga ikjet pa kthim të mijëra shokëve do të ndjejmë nevojë për qetësi. Atëherë kur  të besojmë se kohës i kemi dhënë gjithçka patëm, se këtij trualli të ri i flijuam në ditën e lindjes entuziasmin dhe ëndrrat tona, gjërat më të shtrenjta…

BLENDI FEVZIU

 (Ky shënim i shkruajtur për gazetën RD më 15 Shkurt 1991, ka qenë shkrimi i parë që ka paralajmëruar grevën e urisë së studentëve të Universitetit të Tiranës për heqjen e emrit “Enver Hoxha” nga universiteti. Shkrimi botohet i plotë, siç është shkruajtur 25 vjet më parë!)

Ju sugjerojmë

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
Aktualitet

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

23 Qershor, 2025 11:20 am
VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri
Aktualitet

VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri

23 Qershor, 2025 11:19 am
Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
Aktualitet

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C

23 Qershor, 2025 11:07 am
Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme
Aktualitet

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

23 Qershor, 2025 11:01 am
Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore
Bota

Mbyllja e Gjirit të Hormuzit/ Kina: Jo ndikime negative në ekonominë botërore

23 Qershor, 2025 10:55 am
Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem
Aktualitet

Ndotja akustike, policia kontrolle për nivelin e zhurmave në Durrës dhe Golem

23 Qershor, 2025 10:53 am
Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët e më pas shkrumbohet plotësisht automjeti në Qafë-Thanë

23 Qershor, 2025 10:42 am
Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!
Bota

Bombardimet e SHBA/ Khamenei: Armiku sionist bëri një gabim të madh. Do ndëshkohen!

23 Qershor, 2025 10:34 am
Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla
Aktualitet

Rinumërohen 437 kuti votimi në Tiranë, PD humbet 219 vota, PS 193 të tilla

23 Qershor, 2025 10:28 am
Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi
Aktualitet

Paraqitet në SPAK kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi

23 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Flasin dëshmitarët: Taksistin e prisnin grabitësit në fillim të rrugicës

Flasin dëshmitarët: Taksistin e prisnin grabitësit në fillim të rrugicës

Foto/ Ja pse Parisi duhet vizituar në pranverë

Foto/ Ja pse Parisi duhet vizituar në pranverë

Foto më e klikuar në internet, kush është ky djalë?

Foto më e klikuar në internet, kush është ky djalë?

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki

Strehimi social nis në korrik, ministri Gonxhja:Përfitojnë 1253 familje në 35 bashki
23 Qershor, 2025

Si asnjëherë më parë, 1253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Lajmin e ndau ministri...

Lexo më shumë

VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri

VIDEO/Parada e shqiptarëve në New York, kryebashkiaku: Mezi pres të vij në Shqipëri
23 Qershor, 2025

Para pak ditësh është zhvilluar parada e përvitshme e shqiptarëve në Manhattan të New York të SHBA, e organizuar nga...

Lexo më shumë

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C

Qershori mbyllet me temperatura përvëluese/Sinoptikania: Termometri shkon rreth 40°C
23 Qershor, 2025

Qershori do të mbyllet me temperatura përvëluese. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, prej ditës së martë vendi do të goditet nga...

Lexo më shumë

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

Ministri Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme
23 Qershor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi një vizitë në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut në Vaun e Dejës, i shoqëruar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com