Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

2025/05/24 at 4:06 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj, ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që ndodhej në afërsi, ka shkaktuar reagime të shumta.


Disa pretendojnë se polici reagoi në mënyrë “selektive” dhe përdori “forcë të tepruar”, të tjerët thonë se polici mori masa të “domosdoshme” për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, një grup maturantësh nga komuniteti serb po festonte mbarimin e vitit shkollor me një paradë nëpër qendër të qytetit, kur një polic ndaloi njërin prej tyre për shkak se, siç thuhet, kishte provokuar njerëzit në një kafene lokale aty pranë.

Prej shtatorit të vitit të kaluar, në qendër të Mitrovicës së Veriut janë hapur disa biznese në pronësi të shqiptarëve të Kosovës, të cilat kryesisht bojkotohen nga banorë vendas serbë.

Shefi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, reagoi ndaj incidentit duke thënë se ndihej “thellësisht i tronditur” dhe e dënoi “përdorimin e tepruar të forcës nga polici i Kosovës ndaj të riut në Mitrovicën e Veriut”.

Në anën tjetër, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, theksoi se polici kishte vepruar në mënyrë “profesionale” dhe se ndërhyrja kishte për qëllim të ndalte përshkallëzimin pas provokimeve nga disa maturantë, të cilët, sipas tij, përdorën simbole nacionaliste dhe brohoritje shoviniste si “Kosova është zemra e Serbisë”.

Çfarë e shkaktoi incidentin?

Policia e Kosovës për rajonin e veriut njoftoi më 23 maj se maturantët serbë kishin paraqitur njoftimin për paradën në qendër të Mitrovicës së Veriut, e cila përfundoi “qetësisht dhe pa ndonjë problem”.

Megjithatë, në deklaratë thuhet se Policia duhej të ndërhynte gjatë festimeve për shkak të disa provokimeve, por se situata u qetësua dhe se festa vazhdoi.

Në deklaratën e policisë nuk saktësohet se kush kë po e provokonte dhe në çfarë mënyre.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet një maturant gjatë paradës duke treguar gishtin e mesëm në drejtim të një kafeneje, ndërsa nga aty një klient, siç thuhet, po bënte me duar simbolin e shqiponjës dykrenore, e cila është simbol në flamurit kombëtar shqiptar.

Ministri Sveçla publikoi në Facebook një video ku dëgjohen maturantët duke kënduar këngën “Vidovdan” dhe duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë” pranë urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut.

Radio Evropa e Lirë nuk ka arritur ta vërtetojë autenticitetin e videove, kohën e xhirimit apo se kush e shkaktoi i pari incidentin.

Kur reagoi Policia?

Nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet që Policia e Kosovës ndalon një nga maturantët që tregonte gishtin e mesëm. Njëri nga policët i thotë se po provokonte. Gjatë bisedës, polici e mban një dorë në qafën e të riut, ndërsa banorët përreth thonë se ai nuk kishte bërë asgjë dhe kërkojnë që të lirohet.

Pikërisht ky gjest, vendosja e dorës së policit në qafën e të riut, ka shkaktuar reagime të shumta, me akuza për përdorim të tepruar të forcës.

Shefi i EULEX-it, Barbano, e dënoi këtë akt dhe tha se është i bindur se polici do të mbahet përgjegjës.

“Shpreha shqetësimin tim para udhëheqësisë së Policisë së Kosovës dhe besoj se ata që janë përgjegjës për këtë akt të papranueshëm do të mbahen përgjegjës në përputhje me sundimin e ligjit”, shkroi ai.

Reagimet politike

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, e quajti incidentin “plotësisht të papranueshëm” dhe se pretendoi se institucionet që duhet të sigurojnë paqe “po përdoren për të përhapur frikë dhe presion me motiv etnik”.

“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm të këtij rasti, përcaktimin e përgjegjësisë dhe ndëshkimin e policëve që kanë keqpërdorur kompetencat e tyre”, thuhet në deklaratë.

Edhe Lëvizja Popullore Serbe dhe Demokracia Serbe kërkuan hetim dhe e quajtën ngjarjen “dhunë institucionale ndaj fëmijëve serbë nga Policia e Kosovës”.

Ndërkohë, ministri Sveçla deklaroi se Kosova garanton të drejta të barabarta për të gjithë, por nuk mund të lejojë që vlerat demokratike të dëmtohen nga veprime që burojnë nga “regjimi autokratik prorus i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç”.

“Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim të mos bien në provokime të ngjajshme si dhe apeloj të mos instrumentalizohen nga Beogradi zyrtar dhe kryekrimineli [Millan] Radoiçiç që duan eskalim dhe destabilizim të situatës në Kosovë”, shkroi Sveçla.

Kush tjetër reagoi?

Reaguan edhe organizata të shoqërisë civile serbe në Kosovë, Kisha Ortodokse Serbe dhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Në një deklaratë të përbashkët, organizatat si Nisma e Re Shoqërore, CASA, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial, Aktiv dhe Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike shprehën shqetësim për “reagimin selektiv të Policisë, që ishte drejtuar ekskluzivisht ndaj një nxënësi serb”, si dhe për “përdorimin e tepruar të forcës”.

Këto organizata kërkuan procedurë disiplinore ndaj policit për përdorim të tepruar të forcës, pezullimin e tij deri në përfundim të hetimit, trajnim të detyrueshëm për sjellje profesionale, të drejtat e njeriut dhe punën në mjedis multietnik, kërkim falje publike për familjen e nxënësit dhe qytetarët, dhe dialog urgjent për riintegrimin e Policisë.

Policët serbë e braktisën kolektivisht Policinë e Kosovës në nëntor 2022, si pjesë e largimit të serbëve nga institucionet në veri të Kosovës. Fillimisht ata u zëvendësuan nga policë shqiptarë, por më vonë u rekrutuan rreth 100 policë të rinj nga komuniteti serb dhe pakica të tjera.

Edhe Eparkia e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe reagoi, duke thënë se Policia ka vepruar në mënyrë “selektive”f dhe nuk ka reaguar ndaj “provokimeve të shqiptarëve të Kosovës”.

Ajo kërkoi që përfaqësuesit ndërkombëtarë të ndërhyjnë për të parandaluar përshkallëzimin dhe përkeqësimin e sigurisë.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e quajti incidentin një dëshmi të “pazotësisë, shtypjes dhe terrorit ndaj serbëve në Kosovë”./REL



Ju sugjerojmë

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet
Aktualitet

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet

30 Korrik, 2025 3:17 pm
Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE
Aktualitet

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE

30 Korrik, 2025 3:04 pm
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Kronikë

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

30 Korrik, 2025 2:53 pm
Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim
Aktualitet

Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim

30 Korrik, 2025 2:41 pm
Lapaj: Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme nëse…
Aktualitet

KAS vendos/ Nuk ka mandat për Adriatik Lapajn, ia kalon Ana Dajkos

30 Korrik, 2025 2:26 pm
Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
Aktualitet

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse

30 Korrik, 2025 2:01 pm
Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta
Kronikë

Aksident me dy të plagosur në aksin Fier-Lushnje, përmbysen “Benzi” dhe motoçikleta

30 Korrik, 2025 1:49 pm
(EMRI)I dënuar me 8 vite burg në Itali, pranga 33 vjeçarit shqiptar/ Ja akuzat
Kronikë

Tiranë/ I mori 10 mijë € një shtetasi me anë të mashtrimit, pranga 33-vjeçarit

30 Korrik, 2025 1:44 pm
Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike
Bota

Rasti i parë në botë, 38-vjeçari në Itali rifiton shikimin falë terapisë gjenetike

30 Korrik, 2025 1:35 pm
Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë
Aktualitet

Berisha: Tentakulat mafioze të patronazhistëve u shtrinë deri në diasporë

30 Korrik, 2025 1:28 pm
Para
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës

Incidenti në veri, Serbia lëshon fletë arresti për policin e Kosovës
















TE FUNDIT

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet

Aksidenti me dy viktima e dy të plagosur në Borsh/ Policia jep detajet
30 Korrik, 2025

Policia ka dhënë më shumë detaje për aksidentin e ndodhur pak më parë në Borsh të Himarës. Sipas informacionit parprak...

Lexo më shumë

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE

Spiropali në Gjenevë: Shqipëria, në krye të garës për anëtarësim në BE
30 Korrik, 2025

Elisa Spiropali, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë mori pjesë në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve, organizuar nga Unioni Ndërparlamentar (IPU)...

Lexo më shumë

Aksident në Borsh/ Furgoni përplaset me makinën, raportohet për 2 viktima

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
30 Korrik, 2025

Një aksident me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve mësohet sa ka ndodhur këtë të...

Lexo më shumë

Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim

Vodhën në 2 banesa para, sende me vlerë dhe../ 1 në pranga, tjetri në kërkim
30 Korrik, 2025

Policia e Tiranës identifikon 2 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 banesa, ndërkohë që ka vënë në pranga njërin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com