Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë roli mund të luajë OKB-ja për të ardhmen e Sirisë?

2024/12/17 at 12:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpushim në Gazë

Përballja me regjimin e Asadit ishte e vështirë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Pas tij fshiheshin Rusia dhe Kina. Tani po shfaqet një linjë e re, më e unifikuar në OKB.

Takimi i parë i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Sirinë që nga rënia e regjimit të Asadit u zhvillua me dyer të mbyllura një javë më parë. Pjesëmarrësit, të cilët folën në mënyrë konfidenciale më pas tingëlluan çuditërisht pozitivë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, ka pasur të paktën një marrëveshje për pikat thelbësore midis 15 vendeve anëtare në organin më të fuqishëm të OKB-së. Sipas saj, baza për një zgjidhje politike në Siri duhet të jetë Rezoluta 2254 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së para dhjetë vjetësh, e cila është e vjetëruar në disa aspekte. Por parimet thelbësore ende janë në fuqi e duhet të zbatohen.

Do të ndryshojë klasifikimi i HTS si organizatë terroriste

Kërkesat: Siria e re duhet të përfshijë të gjitha grupet politike dhe etnike në një proces gjithëpërfshirës, me përjashtim të grupeve terroriste. Duhet të hartohet dhe miratohet një kushtetutë. Në fund zgjedhjet e lira duhet të zhvillohen nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara. Por HTS, e cila tani ka rrëzuar regjimin e Asadit, është ende e listuar si një “organizatë terroriste” në Rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Megjithatë ekspertët nuk presin që Këshilli i Sigurimit i OKB-së ta ndryshojë shpejt këtë klasifikim. Në vend të kësaj, pritet një proces hap pas hapi, pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të vazhdojë të ketë ndikim në mënyrë që fjalët e HTS të pasojnë me vepra. Anëtarët e një HTS-i të moderuar dhe më konstruktive fillimisht mund të lejohen të udhëtojnë jashtë vendit.

Konferencë për Sirinë nën udhëheqjen e OKB-së?

I dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë, norvegjezi Geir Pedersen, prej një jave po zhvillon bisedime me sundimtarët e rinj në vend. Në të njëjtën kohë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka takuar përfaqësues të fuqive të huaja që kanë interesa në Siri. Turqia i mbështet sundimtarët e rinj të HTS. SHBA deri më tani kanë qenë për mbrojtjen e kurdëve në Sirinë verilindore. Rusia ka humbur shumë influencë për shkak të dështimit të saj, por dëshiron të ruajë qasjen në Detin Mesdhe. Izraeli dëshiron të bëjë gjithçka që nga Siria të mos i vijë rrezik në të ardhmen. Të gjitha këto tregojnë se nuk ka një pikënisje të lehtë për OKB-në.

Skenari më i mirë nga këndvështrimi i Kombeve të Bashkuara do të ishte një konferencë e udhëhequr nga OKB për Sirinë, për shembull në Gjenevë ose Damask. Atje, të gjitha grupet politike do duhet të bisedojnë në një tryezë të rrumbullakët mbi ndërtimin e një Sirie të re. Por Kombet e Bashkuara gjithashtu duhet të përgatiten edhe skenarin më të keq. Si në Libi. Pas rënies së diktatorit al-Gadafi, rivalitetet brenda Libisë dolën të ishin aq të mëdha dhe interesat e fuqive të huaja aq të ndryshme sa që dy qeveri konkurruese luftuan njëra-tjetrën duke e zhytur vendin në kaos./DW

Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
6 shoferë të arrestuar në Vlorë, mbi 3 mijë gjoba të vendosura

6 shoferë të arrestuar në Vlorë, mbi 3 mijë gjoba të vendosura

Vrasja e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”, autori i dyshuar kërkon lirinë në Apel

Vrasja e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli”, autori i dyshuar kërkon lirinë në Apel

Biznesmeni Elton Ilirjani hap një “GoFundMe” për Parashqevi Simakun 

Biznesmeni Elton Ilirjani hap një “GoFundMe” për Parashqevi Simakun 

TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com