Mungesa e gjumit ka ndikim negativ jo vetëm në humorin tonë, por gjithashtu edhe në përqendrim. Për një shëndet optimal është e këshillueshme të flemë të paktën 7 orë gjumë.
Nëse flemë më pak orë duket se ndikimi i parë vihet re në ushqimet që konsumojmë si dhe në sasinë e tyre.
Hormonet e trupit rregullohen gjatë gjumit dhe në mungesë të tij çrregullohet edhe mënyra sesi ushqehemi. Për këtë arsye shtohet edhe ndjesia e urisë. Nuk është rastësi që kur jemi të pagjumë, na hahet më shumë.
Orët e plota të gjumit janë të rëndësishme pasi i japin kohë trupit dhe trurit të rimëkëmbet. Gjatë fazës së gjumit të thellë, trupi kategorizon informacionet më të rëndësishme dhe i rendit ato në kujtesën afatgjatë./Opinion.al/