Forcat spanjolle të sigurisë gjetën një pajisje të tretë të dyshuar shpërthyese të fshehur në një zarf të dërguar në një bazë të forcave ajrore në Torrejon de Ardoz, jashtë Madridit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria Spanjolle e Mbrojtjes.
Pas skanimit të zarfit me rreze X, oficerët e sigurisë së forcave ajrore përcaktuan se ai përmbante “një mekanizëm”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Policia është ende duke analizuar përmbajtjen e zarfit.
Qendra satelitore mbështet politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së duke mbledhur informacion nga pajisjet e inteligjencës hapësinore.
Dy letra-bomba u gjetën të mërkurën drejtuar ambasadës ukrainase në Madrid dhe një prodhuesi armësh, Instalaza në Zaragoza, në verilindje të Spanjës, tha policia.
Instalaza prodhon raketën C90 që Spanja i ka furnizuar Ukrainës.
I pari shpërtheu duke i shkaktuar lëndime të lehta një zyrtari ukrainas.
Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10 të së mërkurës. Një punonjës i ambasadës hapi zarfin pa ditur që brenda ndodhej eksploziv.