Një tjetër lëkundje e fortë e tokës është shënuar pak minuta më parë, duke shkaktuar panik tek njerëzit. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet e panikut.
Ndërsa rrugët e qyteteve afër epiqendrës janë mbushur me njerëzit që kanë dalë të frikësuar nga ndërtesat.
“U ndje goxha dhe zbritëm poshtë”,- thotë një djalë.
“Fatmirësisht ishim në katin e tretë dhe nuk i ndjemë shumë lëkundjet. Imagjino sikur të isha në katin e fundit, do të ishte edhe më e frikshme. Tani do të kthehemi mbrapsht sepse mendojmë se situata u qetësua. Shpresojmë të mos ketë lëkundje të tjera”,- shprehet një shtetase e huaj.
“Dolëm sepse tërmetet zakonisht përsëriten. Po presim jashtë për momentin.