Dorëheqja e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm ka sjellë një sërë lëvizjesh brenda Partisë Socialiste. Një ndër to është edhe mbledhja e asaj që nihet si kryesia e vogël, e cila është përcaktuar të zhvillohet në orën 10.00 të ditës së sotme. Mbledhje ku do të përcaktohen edhe lëvizjet e tjera të mundshme në qeveri. Edhe pse është lënë ora 10.00 si pikë takimi, deri më tani në Partinë Socialiste nuk ka asnjë lëvizje, sikundër raportohet nga reporterët në terren. Në mbledhje thuhet se do të jenë kryeministri Rama dhe 12 koordinatorët në qarqe. Një lëvizje që jo zyrtarisht çel edhe nisjen e fushatës për zgjedhjet parlamentare që janë përcaktuar të mbahen në muajin qershor.