Mbretëresha Elizabet ka kërkuar këtë mëngjes një mbledhje urgjente me të gjithë stafin e familjes mbretërore, kudo që ata janë rezident. Daily Mail raporton se ky takim është shumë i pazakontë, dhe se të tilla takime organizohen në raste kur ka diçka shumë të rëndësisshme për të komunikuar. Mbretëresha Elizabet ose bashkëshorti i saj Princi Filip mund të kenë një komunikim të rëndësishëm për të bërë. Lord Chamberlain, krahu i djathtë i Elizabetës ka organizuar këtë takim. Arsyet e takimit janë mister, dhe nuk dihet asgjë për to./Opinion.al