Që në fillim të lidhjes së prezantueses Marina Vjollca dhe reperit Getoar Selimi është folur për martesën e tyre, madje kohëve të fundit është në diskutim edhe data e mundshme e martesës.
Pasi planet e çiftit për kurorëzimin e dashurisë nuk u realizuan përgjatë 2016-tës, edhe pse gjithçka u duk se po bëhej gati në atë drejtim, duket se së fundi ka zhvillime të reja.
Sipas “Prive”, Getoari dhe Marina po mendojnë verën e këtij viti si opsion për t’i dhënë fund beqarisë. Data akoma nuk është caktuar dhe në konsideratë po merren disa alternativa në diskutim me rrethin e ngushtë.
Megjithatë, mbetet t’ja lemë kohës për të parë nëse vërtetë çifti do të martohet.