Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?

2024/12/20 at 9:32 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?

Teksa rasti i parë gjyqësor kundër ish-udhëheqësit të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, po shkon drejt përfundimit në Hagë, Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzën e dytë kundër tij, këtë herë për pengim të drejtësisë, duke kthyer gjithë vëmendjen mbi të dhe mbi deklarimet e tij.


Thaçi, ish-President i Kosovës, ka përsëritur, të paktën dy herë në javët e fundit, domosdoshmërinë e respektimit të Kushtetutës dhe të ligjeve të Kosovës nga Specialja, teksa ka përmendur se dy aktakuzat kundër tij janë ngritur vetëm pak muaj para mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

“Unë nuk jam pjesë e garës politike dhe as nuk kam ndonjë ambicie politike, as për president, as për kryeministër, as për deputet, e as ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë publike. E theksoj që nuk jam pengesë dhe as nuk paraqes rrezik për askënd, në kuptimin politik, e as për ndonjë projekt qeverisës”, ka thënë Thaçi në gjyq.

Për përmendjen e Kushtetutës nga Thaçi, njohës të drejtësisë kanë pak për të komentuar. Duke mos pasur qasje në aktakuzën e plotë ndaj tij, dhe duke mos dashur të futen në spekulime, ata presin që vetë Thaçi, ose avokati i tij mbrojtës, të japin më shumë hollësi kur të deklarohen rreth fajësisë për aktakuzën e dytë.

Avokati i Thaçit, Luka Misetiç, nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të sqaruar deklaratat e klientit të tij.

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se “në bazë të Kushtetutës, në bazë të Kodit të Procedurës Penale, janë disa të drejta të të pandehurit në procedurë, për të cilat ai po mendon që nuk po i respektohen”.

“Nëse aktakuza nuk është e bazuar në ligj, atëherë pa dyshim që është shkelje e Kushtetutës, sepse Kushtetuta e mbron barazinë e palëve në procedurë, i ka disa garanci për të pandehurit, që aktakuzë mund të ngrihet vetëm kur ka bazë ligjore, kur ka dëshmi, kur ka argumente”.

Thaçi duhet të deklarohet rreth fajësisë në afat prej 30 ditësh. Aktakuza e dytë kundër tij u miratua më 29 Nëntor, ndërsa u bë publike më 7 Dhjetor.

Miftaraj ka përsëritur thirrjet e vazhdueshme të IKD-së që gjyqtarët dhe prokurorët e Gjykatës Speciale të ruajnë integritetin e procesit gjyqësor, të sigurojnë që dëshmitarët të mos kërcënohen, si dhe të ketë pasoja për ata që e bëjnë kërcënimin.

“Thuhet se që prej vitit 2023-2024, këta persona [Thaçi dhe të tjerë] kanë marrë pjesë në frikësim të dëshmitarëve dhe arrestimet ndodhin në fund të vitit 2024. Në aspektin penal, është e pakuptueshme se si, pavarësisht që kanë pasur informata që një vit, nuk kanë marrë veprime, por po marrin në fund”.

Miftaraj e ka konsideruar shumë të rëndësishme që të ketë epilog procesi gjyqësor kryesor dhe që të mos marrë vëmendje procedura e dytë.

“Pothuajse në fund të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, kur kanë mbetur edhe dy-tre muaj, të nisësh aktakuzë të re, në aspektin juridik, në aspektin logjik, nuk ka shumë kuptim”.

Lidhja e aktakuzave me zgjedhjet

Deklaratën e Thaçit, ku ai bën një lidhje mes aktakuzave dhe zgjedhjeve në Kosovë, Miftaraj e sheh si politike dhe shumë të përgjithshme. Ndërkaq, hulumtuesi ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë, Amer Alija, beson se ato as që do të merren parasysh nga trupi gjykues.

“Këto deklarata fare nuk kanë rëndësi për procedurat ligjore, pasi që zgjedhjet në Kosovë nuk i hyjnë në punë as mbrojtjes, dhe as Gjykatës, apo trupit gjykues në procedurat në të cilat ai ngarkohet”.

Thaçi, ish-drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës, është në paraburgim në Holandë prej nëntorit të vitit 2020.

Puna e Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës dhe është pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por vepron me personel ndërkombëtar në Hagë. Kjo gjykatë heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga Janari i vitit 1998 deri në Dhjetor të vitit 2000.

Puna e Gjykatës financohet nga Bashkimi Evropian dhe nga disa vende tjera perëndimore. Nga buxheti i Kosovës paguhen avokatët, si dhe udhëtimet e dëshmitarëve dhe vizitat e familjarëve të të akuzuarve. Çështja e dëmshpërblimit të viktimave nuk është e rregulluar mirë me ligjet, mbi të cilat është formuar Gjykata.

Si Miftaraj, ashtu edhe Alija, kanë vlerësuar se në bazë të asaj që ka qenë e qasshme për publikun, Gjykata po bën punë të mirë dhe është e paanshme.

Megjithatë, Miftaraj ka thënë se “së paku njëri prej gjyqtarëve shihet që po del prej rolit të tij si gjyqtar. Kemi parë shumë herë pyetje orientuese, pyetje sugjestive, ose në njëfarë mënyre duke bërë përpjekje që të marrë një përgjigje që atij i pëlqen ndaj dëshmitarëve”, teksa nuk ka pranuar ta identifikojë atë.

Njohësit e drejtësisë nuk shohin asnjë problem as rreth takimeve që është raportuar të jenë zhvilluar mes zyrtarëve të Gjykatës me disa përfaqësues të vendeve sponsorizuese, duke thënë se ato janë vende mike të Kosovës, dhe se nuk besojnë që në ato takime të jetë diskutuar për ndonjë rast apo provë, por për mbarëvajtjen e përgjithshme të punës së këtij institucioni.

Gjykata Speciale, deri më tani, ka shpallur dy aktgjykime për krime lufte, ndaj Salih Mustafës dhe Pjetër Shalës, dhe dy tjera për pengim të administrimit të drejtësisë, ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit./REL



Ju sugjerojmë

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
Bota

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

3 Qershor, 2025 11:48 am
Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
Aktualitet

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

3 Qershor, 2025 11:44 am
Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
Bota

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

3 Qershor, 2025 11:31 am
Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
Bota

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

3 Qershor, 2025 11:30 am
Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore
Aktualitet

Publikimi i tezës pas nisjes së provimit, MAS: S’cënon procesin e Maturës Shtetërore

3 Qershor, 2025 11:16 am
14 maji/ PD nuk çon Komisionerët, PS i kërkon KQZ listën e anëtarëve zëvendësues
Aktualitet

11 Maji/ KQZ i përgjigjet PD-së: Janë 99.455 fletë votimi të papërdorura

3 Qershor, 2025 11:13 am
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Aktualitet

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze

3 Qershor, 2025 10:55 am
KE vlerëson reformat e Shqipërisë
Aktualitet

KE vlerëson reformat e Shqipërisë

3 Qershor, 2025 10:52 am
Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht
Aktualitet

Kaos në vetëdeklarimet e xhiros në Tiranë/ Procedurat me e-mail ose fizikisht

3 Qershor, 2025 10:48 am
Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
Kryesore

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

3 Qershor, 2025 10:33 am
Para
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën

Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon opinion ligjor për detyrimet e Izraelit

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon opinion ligjor për detyrimet e Izraelit

Krimi i dyfishtë në Roskovec/ Identifikohet autori i ngjarjes, të vrarë dy vëllezër

Shpërndante kokainë në qytetin e Burrelit, arrestohet 33-vjeçari
















TE FUNDIT

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?
3 Qershor, 2025

Më 1 qershor, rrjetet sociale u vërshuan nga pamje të disa sulmeve me kuadkopterë – një lloj droni – përmes...

Lexo më shumë

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

Karantinohet ferma e bagëtive në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale
3 Qershor, 2025

Një fermë bagëtish në fshatin Domen në Shkodër u vendos në karantinë nga shërbimi veterinar, pasi dyshohet për simptoma të...

Lexo më shumë

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!

Videoja e dhimbshme e një nëne në Gaza: Na latë pa bukë! Zoti na mjafton!
3 Qershor, 2025

Një tjetër video e dhimbshme shfaqet në Khan Younis në Gaza. Një nënë bën thirrje të dëshpëruar për ushqim, e...

Lexo më shumë

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit

Qeveria holandeze rrëzohet pas përplasjes për politikën e migracionit
3 Qershor, 2025

Koalicioni qeverisës në Holandë u rrëzua të martën pasi Geert Wilders, lideri i ekstremit të djathtë dhe kreu i Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com