Kreu i PD, Lulzim Basha duket se ka marre te gjitha format populiste te nje politikani profesionit. Kjo foto e opinion.al eshte shkrepur ne pushimin e emisionit Opinion, te dites se enjte, ku Basha ishte i ftuar perballe nje paneli analistesh.
Pjesa e pare ka qene shume e gjate, por ne pushim, Basha ka lene analistet dhe eshte kthyer tek publiku, duke dashur te testoje pranueshmerine e tezave te tij pikerisht tek ata. Basha ka komunikuar me publikun per afro 5 minuta. Shqetesimi kryesor i tij ka qene opinioni i publikut per kriminalizimin e politikes dhe situaten ekonomike ne vend. Me pas ai ka vijuar debatin. Ballafaqimi i Bashes, edhe per arsye te aksionit te opozites dhe te vemendjes se publikut, ka qene mjaft i ndjekur te enjten ne mbremje. Ndoshta edhe pse Basha si rralle here ishte i ashper dhe i drejteperdrejte!
opinion.al