Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë parashikohet për Beogradin? DW: BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE 

2024/01/14 at 10:22 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Çfarë parashikohet për Beogradin? DW: BE drejt kushtëzimit të anëtarësimit të Serbisë në BE 

BE-ja po punon për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën. Kushtëzimi i anëtarësimit ka për të pasur efekt në kalkulimet politike të presidentit Vuçiç, sipas analistëve politikë. 


Në mesin e kushteve detyruese për Serbinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian pritet të përfshihet edhe zbatimi i marrëveshjeve që Serbia i ka arritur deri tani me Kosovën në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Për këtë është duke punuar Komisioni Evropian, dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) për ta ndryshuar kornizën e bisedimeve në kapitullin e 35 me Serbinë për anëtarësim. 

“Puna në këtë drejtim po vazhdon në përputhje me kërkesën e vendeve anëtare”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Kërkesa për ndryshim të kushteve në kapitullin 35 u bë nga shtetet anëtare të BE-së, pasi Serbia zyrtarisht përmes kryeministres së saj, Ana Brnabiç, tha se “vendi i saj nuk do t’i zbatonte të gjitha marrëveshjet, për të cilat u pajtua me Kosovën”. 

Kurti: Serbia nuk respekton marrëveshjen për normalizimin 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas një mbledhje të qeverisë e akuzoi Serbinë se nuk po e respekton Marrëveshjen për normalizim të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “Neni një i marrëveshjes thotë që palët, pra Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta. Serbia megjithatë, zgjedh gjithçka mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira me neve, ajo në të vërtetë zgjedh ta sulmojë Kosovën, siç bëri më 24 shtator 2023 në Banjskë, dhe pastaj t’i mbrojë kryerësit e kësaj vepre në krye me Millan Radoiçiçin”, tha Kurti. 

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, e mori përgjegjësinë për kryerjen e sulmit ndaj Policisë së Kosovës më 4 shtator të vitit të shkuar nga një grup serbësh të armatosur. Kosova dhe Serbia vitin e shkuar arritën një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe Aneksin për zbatimin e saj e njohur si marrëveshja e Ohrit. Këtë BE-ja po do që ta bëjë “ligjërisht të detyrueshme”, ndonëse palët u pajtuan me marrëveshjen, por nuk vendosën firmat. 

Në tetor të vitit të shkuar, udhëheqësit e Gjermanisë, Kancelari Scholz, Presidenti i Francës Macron, kryeministrja e Italisë Meloni dhe përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, i kërkuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ta njohë de facto Kosovën. 

Vuçiç: Na kërkohet njohja e pavarësisë së Kosovës 

Ditë më parë, këtë e rikujtoi vet presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se “Evropa po i kërkon Serbisë që ta njohë pavarësinë e Kosovës”. “De facto ose de jure, kjo po kërkohet. Le të mos gënjejmë për këtë gjë. Fuqia më e madhe, Bashkimi Evropian po e kërkon këtë”, tha Vuçiç për mediet në Serbi. 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij, tha se “Asociacioni nuk është top prioriteti i normalizimit, është marrëveshja bazike, andaj të gjithë kolegët e mi, jo vetëm në Kosovë, unë i lus që të mos e nxjerrin nga paketa draft-statutin ose Asociacionin si një çështje”, tha Kurti, duke shtuar se “nga 11 nenet e Marrëveshjes bazike, së paku tetë janë shkelur nga Serbia”, prandaj ai kërkoi reagim nga Bashkimi Evropian. “Ne kërkojmë siguri ligjore, jo vetëm për zbatim të marrëveshjes por edhe për respektim dhe mos-shkelje të saj. Kjo është arsyeja kryesore pse kemi kërkuar të ketë nënshkrim të marrëveshjes”, tha Kurti. 

Pas kësaj deklarate të Kurtit, i menjëhershëm ishte reagimi i Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, i cili e akuzoi kryeministrin e Kosovës, për siç tha, “shkelje të marrëveshjeve në Bruksel”, veçmas atë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. “Kurti as nuk mund të rishkruajë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel 11 vjet më parë, zbatimi i së cilës garantohet nga Bashkimi Evropian, as nuk mund të shkruajë apo të flasë asnjë fjalë pa sulmuar Beogradin dhe serbët në Kosovë, sepse, kjo është e vetmja gjë që ai di të bëjë”, tha Petkoviç. 

Sipas tij, Albin Kurti  është “burimi kryesor” i jostabilitetit në Ballkanin Perëndimor. 

Ndryshim të qasjes perëndimore ndaj Serbisë, kërkoi edhe ministri i Jashtëm britanik, David Cameron, menjëherë sapo u kthye nga një vizitë që zhvilloi  me (04.01) në Kosovë. Cameron tha se “duhet të shprehet zhgënjim me sjelljen e Qeverisë së Serbisë, pas ngjarjeve të shtatorit në Banjskë të Zveçanit”, ku një grup serbësh të armatosur vranë një polic të Kosovës. Autoritetet kosovare fajësuan Serbinë për përfshirje në sulm, por Beogradi e mohoi këtë. “Jam i vetëdijshëm se sa e rrezikshme ishte, prandaj ishte një prej arsyeve që shkova në Kosovë”, tha Cameron. Ai tha se “është koha që të ndryshohet qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, duke paralajmëruar se Rusia po synon që ta destabilizojë këtë rajon”. 

Por si e shohin analistët politik nismën e  Shërbimit të Veprimit të Jashtëm të BE-së, i cili ka kërkuar që marrëveshja e Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, të bëhet pjesë përbërëse e kapitullit 35 për Serbinë në negociatat për anëtarësim në BE.  Demush Shasha, nga Instituti Epik, i tha DW-së se “patjetër se ky kushtëzim ndikon në kalkulimin politik të Presidentit Vuçiç, pasi si në kuptimin politik, por edhe në kuptimin ekonomik, është tejet e rëndësishme që Serbia të perceptohet si një vend, i cili ngelet në kursin e saj drejt anëtarësimit në BE”. 

“Ky kushtëzim do varet edhe nga perceptimi i Vuçiçit për vullnetin e BE-së për pranimin e Serbisë në BE. Nëse ai vëren se BE-ja pa marr parasysh çfarë bën Serbia, nuk do hap dyert në një afat të shkurtër për anëtarësimin e Serbisë, atëherë, iniciativa e Vuçiçit për të bërë kompromise karshi dialogut do zbehet”, tha Shasha. 

Kursi i Serbisë, zgjedhjet në SHBA e lufta në Ukrainë 

Kursin e politikës së Vuçiçit, Shasha e ndërlidh edhe me vitin zgjedhor në SHBA, dhe dinamikën e luftës në Ukrainë. Sipas tij, “pasojat e këtyre dy zhvillimeve do të ndjehen edhe në rajonin e Ballkanit”. Në një skenar ku Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve mund të zgjidhet Donald Trump dhe rrjedhimisht një skenar ku pozita e Rusisë forcohet në Ukrainë, atëherë, Vuçiçi patjetër se do të jetë në një pozitë shumë më të konsoliduar për të ri-negociuar pozitën e Serbisë dhe kushtëzimet respektive në kuadër të dialogut”. 

Drejtori i Institutit Epik Demush Shasha, thotë se “kjo është edhe arsyeja përse Vuçiçi është duke bërë çdo gjë për të ruajtur status-quonë në kuadër të dialogut përmes episodeve si ‘më dhemb dora e djathtë’ për të nënshkruar marrëveshjet e dialogut, apo episodi i Banjskës. Të dy këto episode kanë qenë pjesë e së njëjtës strategji dhe të njëjtit qëllim: ngadalësimin e dialogut dhe blerjen e kohës duke ruajtur status-quonë me shpresën e ardhjes së rrethanave më të favorshme gjeopolitike për Serbinë”. 

Prandaj sipas tij, kushtëzimi i Serbisë në kuadër kapitullit 35  do të ankoroj obligimet e dialogut për njohjen e elementeve të shtetësisë së Kosovës, ashtu siç tashmë kanë  kërkuar edhe liderët më të fuqishëm  evropian. “Në kuadër të procesit formal të anëtarësimit të Serbisë në BE, shumë do të varet edhe nga vendosmëria e BE-së për të anëtarësuar vendet e rajonit në BE në një afat të parashikueshëm kohor”, shprehet Demush Shasha./DW 



Ju sugjerojmë

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
Aktualitet

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

9 Qershor, 2025 12:41 pm
Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
Aktualitet

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:22 pm
Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
Aktualitet

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

9 Qershor, 2025 12:20 pm
Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
Kronikë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

9 Qershor, 2025 12:07 pm
Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët
Bota

Forcat izraelite konfiskojnë anijen e nisur drejt Gazës dhe ndalojnë aktivistët

9 Qershor, 2025 11:57 am
Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon seanca e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

9 Qershor, 2025 11:47 am
IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi
Aktualitet

IKMT aksion në jug/ Prishen objektet pa leje në Jalë dhe Dhërmi

9 Qershor, 2025 11:43 am
Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…
Aktualitet

Kryetari i Gjykatës së Lartë: S’duhet të trembeni nga presionet, s’ka vend për…

9 Qershor, 2025 11:38 am
Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin
Aktualitet

Zbulimi i rrënojave antike, Rama: Transformim spektakolar për Durrësin

9 Qershor, 2025 11:27 am
Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale
Aktualitet

Manja në Vlorë: Shqipëria, në rrugën e drejtësisë europiane dhe globale

9 Qershor, 2025 11:26 am
Para
“Shtëpi bari” në Shkodër, vihet në pranga një 31-vjeçar

Arrestohet 26-vjeçari në Elbasan, dhunoi një 63-vjeçar dhe e... 

Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, luftë kundër kërcënimeve në rrjet me mbështetjen e SHBA 

Krijohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike, luftë kundër kërcënimeve në rrjet me mbështetjen e SHBA 

Vrau shqiptaren/Ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit: Ishte i dhunshëm, më rrihte nga xhelozia dhe më mbyllte në shtëpi 

“Po të isha në komisariat do ta vrisja”, flet nëna e 39-vjeçarit që vrau shqiptaren shtatzënë në Greqi 
















TE FUNDIT

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..

Berisha denoncon me video: Votat u blenë në Tiranë, ja momenti kur..
9 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat ka bërë një tjetër denoncim publik në lidhje me...

Lexo më shumë

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE

Kryeparlamentarja e Bullgarisë:Shqipëria, kampion në përpjekjet për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova ka deklaruar se mbështet Shqipërinë lidhur me anëtarësimin e saj në unionin evropian....

Lexo më shumë

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE

Spiropali: Shqipëria vlerëson mbështetjen e Bullgarisë për integrimin në BE
9 Qershor, 2025

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në një takim zyrtar Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Nataliya...

Lexo më shumë

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali

Po lufton mes jetës e vdekjes/ Qëllohet me armë zjarri shqiptari në Itali
9 Qershor, 2025

Po lufton mes jetës edhe vdekjes, një shqiptar 59-vjeçar, i identifikuar me iniciale F.C., pasi u qëllua me armë zjarri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com