Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë paralajmëron Rama deri në 30 qershor, ku buron siguria sipas tij

2019/05/14 at 1:14 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Çfarë paralajmëron Rama deri në 30 qershor, ku buron siguria sipas tij

Tha sërish se ishte gati për dialog pa kushte, por zgjedhjet lokale të 30 qershorit nuk shtyhen e deri në 2021 kur janë zgjedhjet e përgjithshme deputetët e opozitës që lanë mandatin do të jenë jashtë parlamentit.  Në një bashkëbisedim me gazetarët kryeministri Edi Rama foli për protestën e opozitës, mundësinë e një dialogu si dhe kandidatët socialistë për zgjedhjet lokale. Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte deklarata në mbyllje të bashkëbisedimit.


U shpreh i bindur se deri në 30 qershor do të gjendet një zgjidhje, ndërsa tha se opozita nuk ka asnjë shans për të prishur procesin. E për ta bërë më bindës këtë, Rama përmendi se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe askush nuk do të lejonte një cenim të sigurisë kombëtare që lidhet me sigurinë e Rajonit dhe më gjerë.

“30 qershori është shumë afër dhe shumë largët. Afër për kohën kalendarike dhe shumë larg në kohën politike. Në kohën politike deri në 30 qershor shumë gjera që dëgjoni sot, nuk do t’i dëgjoni më. Mesazhet e djeshme kanë qenë nga më të rëndat që janë dhënë ndonjëherë nga miqtë dhe partnerët. Kush di të lexojë mesazhe politike dhe diplomatike, ato nuk janë të fundit. Në një vend të NATO-s të kërcënosh të destabilizosh është një kuturisje qorre që unë nuk di ta përshkuarj. Këtu nuk është vetëm shteti, janë interesa të sigurisë kombëtare që lidhen me sigurinë më gjerë. Dhe mos shkoftë puna deri në pikën që të turpërohemi në si popull dhe si shtet. S’kam asnjë shqetësim për 30 qershorin, do bëjmë çmos që të informojmë ndjekësit në këtë rrugë pakrye se ligji është shumë i qartë për këdo që tenton të preki të drejtën kushtetuese për të zgjedhur. Do bëjë çmos që miqtë tanë opozitarë të kthehen, çështja është se çfarë do jenë pas zgjedhjeve vendore dhe ku do jenë. Besoj që gjërat do normalizohen, uroj me hir dhe jo me pahir dhe të mos dalin jashtë çdo radari të jetës politike|.

TÊ GJITHA MESAZHET E TJERA

A do ta ndërronte Lulzim Bashën për një takim me Monika Kryemadhin? Përgjigjet Rama

Këtu mungon një kafe turke që ta çojmë deri në fund këtë festë që filloi me muhabet. Përgjigja më e mirë për zonjën Kryemadhi është të mos përgjigjem.

Çfarë i ofron Rama-Bashës në dialog

Kafe, çaj, ëmbëlsira… Dialog pa kushte do të thotë ulemi flasim për çfarë gjerash mund të bëjmë së bashku. Jo që të ndihet mirë njëra palë që ka dhimbje koke. Që do të thotë t’i marrim problematikat me radhë, kush janë: Sundimi i ligjit? Dakord hajde ta shohim… Krijimi i institucioneve, tani po bëj një udhëtim në imagjinatë. Zgjedhjet? Bukur hajde ta shikojmë, shit-blerja e votës, patjetër! Për këtë bëhet dialogu, nuk ka në këto kushte dialog që të negociojmë datën e zgjedhjeve. Nuk është kusht ky nga ana ime, por nuk e kemi në dorë. Nga ana jonë s’ka asnjë mundësi të shkojmë përtej 30 qershorit.

Gardisti i 21 janarit kandidat i PS-së, Rama: Po e vërtetë, por duhet të dini

Kandidati i Partisë Socialiste për Matin, është një nga figurat më interesante. Agron Malaj, njihet për publikun si një nga garditstët e 21-janarit 2011, ku u vranë 4 protestues socialistë në mes të bulevardit përballë kryeministrisë. Rama ka shpejguar vendimin për të kandidat atë.

Nuk flas shumë shpesh për 21 janarin, lindi nevoja për të bërë një krahasim të thjeshtë. E vërteta është që siç thoni dhe ju, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës. Ka qenë pjesë e atij grupi por është e provuar katërçipërisht që nuk ka marrë pjesë në asnjë moment, në asnjë shkelje të ligjit. Dhe juve që merreni me informacionin keni të gjithë të drejtën por dhe detyrën që përpara se sa t’i vendosni njerëzit në një kornizë shabllone investigoni për të. Është e vërtetë që është larguar si shumë të tjerë, por jo për të konfirmuar fajësinë morale. Se fajësinë penale e jep gjykata, por për t’i dhënë mundësi transparencës së gjithë procesit.

Edi Rama tregon arsyet pse la jashtë gare Dakon e Sejdinin

Nuk ka dalë ndonjë përgjim për Vangjush Dakon. Kanë dalë disa përgjime në thyerje të sekretit hetimor për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka nja dy referenca, por mes tyre dhe komunikime që nuk tregojnë asgjë. Çuditërisht mes detyrimit për t’i dhënë çdo informacion, nëse del sekreti hetimor, kjo nuk është punë e gazetarëve. Ama detyrimi është për të ndarë qartë spektaklin dhe informacionin. Kazan i madh llafesh mes ca horrave për të cilat u kërkua burgosja për 24 orë e Saimir Tahirit. Gjithë ajo vorbull në raport me personin që u kërkua të futej në burg, rezultoi asgjë sipas prokurorisë së anti-mafies italiane. Zëvendësimi i Dakos dhe Sejdinit në Elbasan, jeni të lirë kush të dojë ta besojë, apo jo, por është kërkesë e tyre prej kohësh për të mos kandiduar më. 3 mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme janë shumë, jashtëzakonisht shumë, konsum i madh.

Dialog, Rama: Gjermanët janë të mirëseardhur, por ta dinë se…

Unë nuk kam nevojë as për gjermanë as për amerikanë, as për holandezë, as për francezë, as për anglezët as për norvegjezë për tu ulur për të dialoguar. E përsëris që dialogu është i pa tjetërsueshëm i pa zëvendësueshëm në procesin e bashkëjetesës politike në një vend normal dhe në një shoqëri që barohet në zgjedhjet e saj tek vota. E kam kërkuar këtë gjë dhe kur nuk kishte kapsolla dhe pala tjetër ka më pak nevojë për dialog. Sot pala tjetër ka më shumë nevojë për dialog, dhe vendi ka më shumë asnjëherë tjetër për dialog. Është gjithmonë i nevojshëm për çdo gjë! Komunikim mes njerëzve që përfaqësojnë të tjerë, që kanë një barë të madhe për t’i përfaqësuar. Në leximin tim miqtë gjermanë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar. Shumë e mirëseardhur por negociata nuk ka, që të jemi të qartë. Në kuptimin e një procesi negociatash që lidhet me 30 qershorin, sekse nuk negociohet kushtetuta. Në 2017 nuk negociuam Kushtetutën, është refuzuar shtyrja e zgjedhjeve përtej afateve kushtetuese. Këto nuk shtyhen asnjë jave sepse presidenti ka caktuar datën, zgjedhjet do të mbahen në 30 qershorin. Unë s’kam asnjë mundësi reale për të fantazuar.

Rama paralajmëron protestuesit: Do futen në burg

Sot ka një gjyq për të arrestuarit e të shtunës. Janë të gjithë njerëz të zakonshëm njerëz të manipuluar dhe të nxitur për këtë dhunë që do ta pyesin me siguri veten për kë e bëra? Kujt i shërbeva? Dhe çfarë fitova? Të tjerët pas tyre duhet të pyesin veten për kë po shkojmë të shkel ligjin, të vë zjarr dhe të përballem me ndëshkimin që ligji jep në këto raste. Do përmirësohet jeta ime, do përmirësohet ekonomia e shtëpisë sime? Absolutisht jo, s’ ka shanse! Ndërkohë ata shkojnë flenë në shtëpitë e tyre, pasi mbarojnë punë me mikrofonat. Është një pyetje që të gjithë duhet t’ja bëjnë vetes. Kush kërcënon lirinë dhe të drejtat e të tjerëve është i tepër të jetojë ku lëvizin njerëz të lirë dhe pastaj e vazhdon një pjesë të jetës në territorin ku shteti mban ata që prekin ligjet. Dhe për kë, për Lulzim Bashën. Për Monika Kryemadhin?

Rama: Protesta, xhiro në boshllëkun e dëshpërimit

E djeshmja ishte një xhiro në boshllëkun e dëshpërimit. Shkaktojnë jo pak shqetësim dhe krijoi jo pak ankth për qytetarët për banorët. Gjithë trajektoren e marshimit absurd që u zhvillua ditën e djeshme, as me qëndrime e as me marshime nuk zëvendësohet dhe as nuk rrëzohet qeveria dhe aq më pak bombat molotov apo kapsollat janë një program qeverisës. Përbëjnë një mjet për të plagosur fytyrën e Shqipërisë në sytë e botës dhe për të goditur ekonominë. E vetmja gjë që nuk preket nga kjo është qeveria, gjithçka tjetër preket për keq./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
Rajoni

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

29 Janar, 2026 8:22 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

29 Janar, 2026 7:15 pm
Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
Bota

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

29 Janar, 2026 5:18 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
Kronikë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

29 Janar, 2026 4:42 pm
1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen
Bota

1000 dollarë për fëmijët e lindur në SHBA, Trump: Ndërtojmë të ardhmen

29 Janar, 2026 4:18 pm
Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren serbe në Zagreb
Rajoni

Shërbim i detyrueshëm ushtarak edhe në Serbi, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor

29 Janar, 2026 4:06 pm
Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin
Kronikë

Bashkëpunëtor në vrasjen e dy vëllezërve, GJKKO lë në burg 37-vjeçarin

29 Janar, 2026 4:05 pm
“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj
Kryesore

“Çështja Balluku”,Berisha: Rama tërheq zvarrë Gjykatën Kushtetuese, për turpin e saj

29 Janar, 2026 4:03 pm
Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”
Kryesore

Reforma Territoriale, PS bën një hap pas “nëse PD nuk bojkoton më”

29 Janar, 2026 2:55 pm
Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren
Kryesore

Konferenca e Kryetarëve,PD:Njollë e zezë për Kuvendin. Peleshi: Zbatojmë rregulloren

29 Janar, 2026 2:01 pm
Para
5000 rrënjë kanabis në avion, arrestohet njëri nga pronarët e Coca-Colës

5000 rrënjë kanabis në avion, arrestohet njëri nga pronarët e Coca-Colës

Regjisorët e “Game of Thrones” japin lajmin e mirë për fansat e serialit

Regjisorët e “Game of Thrones” japin lajmin e mirë për fansat e serialit

Angelina Jolie gati për publikimin e serisë së dytë të filmit ‘Maleficent’

Angelina Jolie gati për publikimin e serisë së dytë të filmit ‘Maleficent’
















TE FUNDIT

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…

Skandali seksual në Malin e Zi,flet zyrtarja pas postimit të videove: Këshilltari…
29 Janar, 2026

Një skandal politik i madh ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përfshin një...

Lexo më shumë

Trump: I kërkova Putin të mos sulmonte qytetet ukrainase dhe ai pranoi

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
29 Janar, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Presidenti rus, Vladimir Putin, pranoi të mos bombardonte Kievin për një javë për...

Lexo më shumë

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë

Portugalia ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë
29 Janar, 2026

Portugalia po ndërton transportuesin e parë të dronëve në Evropë, një anije luftarake e projektuar për të operuar sisteme ajrore, sipërfaqësore dhe...

Lexo më shumë

Balluku kundërshton masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit” në Gjykatën e Lartë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve
29 Janar, 2026

Zv.kryeministrja, Belinda Balluku, ka kundërshtuar masën e "ndalimit të daljes nga shteti" në Gjykatën e Lartë. Mësohet se Balluku ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com