Kryeministri Edi Rama, sonte, në emisionin “Tonight” në Ora News, ka deklaruar se ajo se çfarë nuk funksionon mes koalicionit PS-LSI, është një problem që nuk e konstaton dot.
Rama tha se koalicioni ka funksionuar më së miri pasi sheh strukturën e plotë dhe nuk i lejon vetes të humbasë në detaje të papërsosura, difektoze apo në detaje të shëmtuara që mund të ketë një tablo e madhe e një pune të madhe për të bërë disa reforma që janë produkt i këtij koalicioni dhe pa këtë koalicion nuk do të ishin bërë dot kurrë siç nuk u bënë në 20 e kusur vite.
Rama theksoi se koalicioni qeverisës ka reformuar Shqipërinë.