Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë nuk dimë rreth gjendrave të gjirit!

2016/06/17 at 10:11 PM
në -Jetë dhe Stil, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë nuk dimë rreth gjendrave të gjirit!

Shifrat alarmante të të prekurave nga kanceri i gjirit vitet e fundit e kanë rritur vëmendjen e femrave për kontrolle periodike të trupit të tyre. Gjendrat në gjoks shfaqen te shumë femra, çka bën që kujdesi të jetë më i madh dhe kontrollet tek mjeku më të shpeshta.


*Dr. Albana Shahini

Glandulat mamare (të gjirit) janë pjesë integrale e sistemit riprodhues dhe ndryshimet fiziologjike të tyre janë të lidhura ngushtë me fiziologjinë e sistemit riprodhues dhe janë me të njëjtin kontroll neuroendokrin. Gjendrat mamare zhvillohen në jetën embrionale nga ectoderma. Në momentin e lindjes gjendrat e gjirit janë thjesht një sistem i degëzuar i duktuseve që përfundojnë në papilen e zhvilluar më së miri. Disa ditë pas lindjes në të dy sekset vihet re një rritje e lehtë e funksionit sekretues. Gjokset rudimentare fillojnë të zmadhohen dhe vihet re një sekrecion qumështi nga papilat. Pas një jave, sekretimi ulet dhe gjokset vazhdojnë kështu deri në pubertet. Tek femrat në pubertet (10-15 vjeç) areola zmadhohet dhe pigmentohet dhe formohet gjiri si një masë diskoide me të. Gjiri zhvillohet pothuajse paralelisht me kohën e ardhjes së menstruacioneve.

Ndryshimet e gjirit të lidhura me ciklin menstrual

Fenomeni i “fryrjes” lidhet ngushtë me ciklin menstrual. “Fryrja” ka disa komponentë, rritje në madhë- si, densitet, nodularitet si dhe në ndjeshmëri. Shumica e femrave e dinë që ka shkallë të ndryshme të fryrjes 3-4 ditë para menstruacioneve. Fryrja reduktohet me ardhjen e menstruacioneve dhe zhduket në fund të tyre. Prandaj ekzaminimi i gjirit nuk rekomandohet një javë para apo gjatë menstruacioneve. Në disa femra ndryshimet e gjirit nuk i nënshtrohen ndryshimeve hormonale të ciklit menstrual dhe zgjasin për periudha të gjata duke çuar në vështirësi diagnostike. Këtu rëndësi ka krahasimi i të dy gjinjve për të parë simetrinë e zonave me nodularitet, e cila shpesh shtrihet në kuadratin lateral superior të gjinjëve. Por në një pjesë të vogël të pacientëve, nodulariteti i rritur fiziologjik është prezent më tepër në një gji se në tjetrin dhe përqëndrohet në një sektor të caktuar të njërit gji kryesisht në kuadratin lateral superior. Ajo ç’ka duhet për të qetësuar pacientin në këto raste është ekzaminimi i kujdesshëm shpjegimi i fiziologjisë së gjirit dhe sigurimi se është një proces fiziologjik. Disa femra e quajnë këtë sensitivitet dhimbje dhe mundohen ta mbajnë gjirin me reçipeta gjatë gjithë kohës. Paciente më të rralla e quajnë këtë dhimbje të padurueshme, duke kërkuar ndihmë nga njëri doktor te tjetri për të qetësuar dhimbjen dhe pasi provojnë kombinime të ndryshme hormonale dhe medikamente të tjera shpesh pa rezultat përfundojnë dhe në ndërhyrje kirurgjikale të panevojshme. Fatkeqësisht, një pjesë e këtyre pacienteve janë të frikësuar ndaj shëndetit dhe të paqëndrueshme emocionalisht. Fryrja është më e shpeshtë te femrat që nuk kanë lindur dhe që nuk i kanë ushqyer fëmijet me gji. Është më pak prezente në vitet e mesme të jetës menstruale. Shpesh fillon të rritet në të 40-at dhe është më e rëndë para menopauzës. Normalisht zhduket pas menopauzës.

Ndryshimet e gjirit si pasojë e shtatzënisë dhe laktacionit

Brenda pak javësh nga konceptimi i shtatzënisë efektet janë evidente tek gjiri. Pas lindjes nëqoftë se bebi nuk vendoset për të pirë në 24 orët e para (e mira është të vendoset në 24 orët e para) do të duhen 3-5 ditë për të ardhur qumështi. Gjatë këtij intervali gjiri bëhet shumë i tensionuar, i distenduar, i madh si dhe shumë i dhimbshëm. Me fillimin e ushqyerjes me gji këto shenja stabilizohen. Pas laktacionit gjiri kthehet zakonisht në madhësinë dhe konturin e gjirit para lindjes.

A duhet t’i ushqejnë nënat fëmijët me gji?

Ushqyerja me gji është një pjesë e rëndësishme e jetës së një nëne dhe bebi. Nuk ka diskutim që ushqyerja me gji jep satisfaksion emocional tek nëna. Nuk është e vështirë të dallosh në të njëjtën kohë dashurinë e dukshme që një bebe shpreh për në- nën që e ushqen atë me gji dhe për këtë s’ka asnjë dyshim. Ushqyerja me gji është një hallkë e rëndë- sishme e zinxhirit të dashurisë në familje dhe luan rol në stabilizimin e shoqërisë. Ushqyerja duhet të vazhdojë minimalisht 6 muaj pasi jo vetëm është e rëndësishme për mbarëvajtjen e rritjes së fëmijës, por dhe protektorë ndaj sëmundjes fibrocistike të gjirit si dhe karcinomës së gjirit.

/*Mjeke Radiologe, Spitali Amerikan

 



Ju sugjerojmë

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

Mot përvëlues këtë fundjavë, nisin ditët më të nxehta të verës

18 Korrik, 2025 11:08 am
Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”
Aktualitet

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”

18 Korrik, 2025 11:02 am
Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
Aktualitet

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…

18 Korrik, 2025 11:00 am
“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…
Aktualitet

“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…

18 Korrik, 2025 10:50 am
Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit
Aktualitet

Financat: Të ardhurat u rritën me 6.7% në 6 mujorin e parë të vitit

18 Korrik, 2025 10:42 am
Skema Kombëtare e Investimeve/ Ja përfitimet që mund të marrin fermerët
Aktualitet

Skema Kombëtare e Investimeve/ Ja përfitimet që mund të marrin fermerët

18 Korrik, 2025 10:34 am
Sherri në Sarandë/Policia:4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve
Aktualitet

Sherri në Sarandë/Policia:4 persona në kërkim, arrestohet dhe një prej të plagosurve

18 Korrik, 2025 10:29 am
Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan
Aktualitet

Ngritja e platformës së bashkëpunimit/ Kumbaro në Forumin e Turizmit Itali-Ballkan

18 Korrik, 2025 10:18 am
BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

BE-ja arrin pajtueshmëri për paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

18 Korrik, 2025 10:12 am
Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit
Bota

Bankat përfitojnë nga kursi i Trumpit

18 Korrik, 2025 10:02 am
Para
Video/ Shënon përsëri Morata, Spanja 3, Turqia 0

Video/ Shënon përsëri Morata, Spanja 3, Turqia 0

Kushti i Nard Ndokës për të bashkuar votat me mazhorancën

Kushti i Nard Ndokës për të bashkuar votat me mazhorancën

Mund ta përgatisni vetë ilaçin që largon shenjat në lëkurë

Mund ta përgatisni vetë ilaçin që largon shenjat në lëkurë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mot përvëlues këtë fundjavë, nisin ditët më të nxehta të verës

Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
18 Korrik, 2025

Fundjava do të jetë me mot të nxehtë dhe të thatë. Temperaturat do të prekin nivelin e 40 gradëve në...

Lexo më shumë

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”

Mbyllet edicioni i 3-të i Shkollës Verore “Jam shqiptar”
18 Korrik, 2025

Është mbyllur me sukses Edicioni i 3-të i Shkollës Verore "Jam Shqiptar". Ky ishte një rrugëtim fantastik prej 10 ditësh...

Lexo më shumë

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…

Rama në Berat, batuta me përfaqësuesit e teknologjisë: Ju mund të merrni hak…
18 Korrik, 2025

Kryeministri Rama mbajti një fjalim sot me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit, start up-eve, takim i posaçëm ky i mbajtur në...

Lexo më shumë

“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…

“Të bëhemi partnerë”/ Rama me përfaqësues të teknologjisë: Me sulmet kibernetike…
18 Korrik, 2025

Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe start up-eve. Gjatë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com