Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi? Zani Caushi tërhiqet nga kërkesa për lirimin me kusht

2020/07/17 at 11:02 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodhi? Zani Caushi tërhiqet nga kërkesa për lirimin me kusht

Myrteza Çaushi, (Zani) ish-kreu i Bandës së Vlorës, është tërhequr nga kërkesa e tij për lirimin me kusht. Sipas informacioneve, pritet që gjykata të pushojë çështjen e Caushit. Nga salla e gjyqit, Caushi ka kërkuar që t’i njihet dinamika e gjykimit, ndërsa theksoi se ka bërë 31 vite burg.

Ndërkohë në mënyrë të beftë ai ka thënë para togave të zeza se hiqte dorë nga kërkesa për lirim, ndërkohë avokati i tij kishte sjellë provat për vitet e dënimit. Ish-kreu i Bandës së Vlorës hoqi dorë nga kërkesa e tij para se prokuroria të shprehej për këtë çështje.

Kush është Zani Caushi

Myrteza Caushi, njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Çoles, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.

Pas një përplasje me armë ku la të vrarë dy persona dhe u plagos dhe vetë, Zani Caushi u arrestua në nëntor të 1999 dhe prej asaj kohe qëndron në qelitë e burgut, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje etj.

Banda e Çoles

Banda e Çoles u krijua nga Myrteza Caushi, i njohur ndryshe edhe si “Zani”, i forti i Vlorës, personazhi i rebelimit në mars të vitit 1997. Pjesëtarët e grupit ishin 15 persona, shumica me precedentë penalë. Myrteza Caushi ishte i burgosur në një nga burgjet e sigurisë së lartë në Greqi, pasi kishte disa vepra të rënda penale. Krejt papritur, në muajin shkurt 1997, ai arratiset nga burgu dhe rikthehet në Vlorë, ku duke përfituar nga trazirat, së bashku me disa shokë të tij krijojnë bandën e njohur në gjithë vendin për krimet monstruoze që ka kryer.

Në Vlorë, gjatë trazirave të vitit 1997, u formuan 5 banda. Tri prej tyre ishin rivale me atë të Zanit, Banda e Gaxhait, Banda e Kakamit (shpeshherë bashkoheshin në një grup) dhe Banda e Pusit të Mezinit. Kjo e fundit u eliminua gjatë masakrës së Levanit më 28 mars 1997. Kjo bandë u nis për të eliminuar Zanin dhe Komitetet e Shpëtimit që po mblidheshin në Vlorë, po u dekonspiruan nga zyrtarë shtetërorë. Rivalitetin më të madh, banda e Zanit e pati me bandën e Gaxhait. Përplasja midis tyre nisi më 9 maj 1997, kur u vra Bernard Duçka, i njohur si Kuqo, anëtar i bandës së Gaxhait.

Gaxhai në kundërpërgjigje tentoi të merrte autoblindat e Policisë për të luftuar me Zanin, po nuk ia arriti. Me përfundimin e trazirave dhe arrestimin e pjesëtarëve të dy bandave, lufta midis tyre mbaroi.  Banda e drejtuar në vitin e tmerrit nga Zani Caushi kujtohet për shumë krime të rënda, ku disa prej tyre janë:

Më datë 7 maj 1997 merret peng tregtari nga Tepelena, Artur Gjoshi, dhe miku i tij, Pëllumb Petriti. Kjo ngjarje solli një përplasje të ashpër midis bandave të Vlorës dhe atyre të Tepelenës. Më 8 maj 1997 rrëmbehet tregtari Foto Kola, pas torturave lirohet për 500.000 lekë. Më datë 9 maj 1997 vritet Bernard Duçka me nofkën “Kuqo”, që kishte shkuar për të ndërmjetësuar për lirimin e Gjoshit. Kundërshtarët për t’u hakmarrë rrëmbejnë vëllanë e ushtarit të Zanit, Avdyl Bajrami, të cilin e vrasin./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
Aktualitet

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

15 Maj, 2025 9:55 am
62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
Aktualitet

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

15 Maj, 2025 9:54 am
Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
Bota

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

15 Maj, 2025 9:43 am
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Kryesore

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

15 Maj, 2025 9:42 am
Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar
Aktualitet

Përfundon numërimi i votës preferenciale në Lezhë, kandidatët më të votuar

15 Maj, 2025 9:37 am
Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Evropian/Më shumë se 40 liderë shtetesh sot në Tiranë

15 Maj, 2025 9:34 am
Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen
Aktualitet

Tirana mirëpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian/ Zbardhen temat që trajtohen

15 Maj, 2025 9:21 am
Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021
Kryesore

Zgjedhjet 2025/ Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

15 Maj, 2025 9:04 am
Zgjedhjet 2025/Vijon numërimi i votave për kandidatët,PS udhëheq me 83 mandate,PD 50
Kryesore

Vijon numërimi i votave preferenciale dhe diasporës, PS kryeson me 83 mandate, PD 50

15 Maj, 2025 8:52 am
Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme
Aktualitet

Samiti i Komunitetit Politik Europian, akset rrugore që bllokohen ditën e sotme

15 Maj, 2025 8:46 am
Para
COVID-19/ Mbi 1 milion të infektuar në Indi, vendi i tretë në botë

COVID-19/ Mbi 1 milion të infektuar në Indi, vendi i tretë në botë

PS tërhiqet nga shkarkimi i Metës

Punimet në Farkë, Rama: Sa më shumë na shani, aq më shumë rindërtojmë

Punimet në Farkë, Rama: Sa më shumë na shani, aq më shumë rindërtojmë

TE FUNDIT

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri

Fituan vota të mjaftueshme, por nuk bëhen pjesë e Parlamentit të ri
15 Maj, 2025

Edhe pse kanë arritur të fitojnë shumë vota nga zgjedhësit, janë 4 kandidatë nga listat e hapura socialiste, të cilët...

Lexo më shumë

Aksident në aksin “Plepa-Kavajë”, humb jetën këmbësorja

62-vjeçari bie nga lartësia në Golem, ndërron jetë gjatë rrugës për spital
15 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, ku një automjeti ka përplasur për vdekje një këmbësore 50 vjeç. Policia...

Lexo më shumë

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?
15 Maj, 2025

Për më shumë se një dekadë, Siria ka qenë ndër vendet më të izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta...

Lexo më shumë

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë

Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
15 Maj, 2025

Kancelari i Gjermanisë, Bundeskanzler Friedrich Merz, ka uruar kryesocialistin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Përmes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com