Automjeti i efektivëve të njësisë “Shqiponja” është sulmuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Sipas “ABCNews” se ngjarja ka ndodhur në hyrje te qytetit të Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”.
Automjeti dyshohet se ka qenë në lëvizje dhe është e paqartë mënyra se si është goditur. Për shkak të goditjeve është thyer xhami i përparmë i automjetit të policisë, ndërsa ka mbetur i lënduar lehtë njëri prej efektivëve.
Mbrëmjen e sotme, policia ka ndërhyre në një sherr, por sipas të dhënave kjo nuk ka lidhje me sulmin që i është bërë automjetit të policisë.
Mësohet se ka qenë një kontroll rutinë nga ana e forcave të policisë për persona që mbajnë mjete të palejueshme që mund të kenë çuar në goditjen e automjetit të “Shqiponjave”.