Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë ndodhi në ditën kur bota ndryshoi përgjithmonë?

2023/09/11 at 8:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë ndodhi në ditën kur bota ndryshoi përgjithmonë?

11 shtator 2001, dita që shokoi dhe ndryshoi mbarë botën, njëherë e përgjithmonë. Duhej të ishte një e martë e zakonshme në kryeqendrën e ekonomisë amerikane në Nju Jork, por nuk ndodhi kështu. Ngjarjet e asaj dite, u bënë pika më e zezë e historisë së Shteteve të Bashkuara. Por çfarë ndodhi ekzaktësisht më 11 shtator të 22 viteve më parë?

Ishte një mëngjes i zhurmshëm në aeroportin e Bostonit, prej të cilit u ngritën dy avionë, njëri në orën 7:59 dhe tjetri në 8:14, me destinacion Los Anxhelos. Por që nuk mbërritën kurrë aty. Gjatë udhëtimit, një celulë terroriste e Al Kaedës mori peng mjetet fluturuese të American Airlines me 92 persona në bord, dhe një tjetër të United Airlines me 65 persona në bord. Në kthetrat e terroristëve do të përfundonin atë ditë edhe dy avionë të tjerë, të nisur nga aeroporti Newark i Nju Xhersit për në San Francisko dhe aeroporti Dulles i Virxhinias Veriore për në Los Anxhelos.

Do të ishte pikërisht ora 08:46 e mëngjesit kur avioni i fluturimit 11 do të përplasej me Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork nga kati 93 deri në atë të 99. Ajo që mbizotëroi më pas ishte kaosi dhe frika, mes një të panjohure shumë të madhe se çfarë po ndodhte. Presidenti i asaj kohe, George W. Bush, u njoftoi për sulmin në kullat binjake nga Shtëpia e Bardhe, teksa gjendej në një shkollë fillore në Florida.

Nuk do të kalonte shumë kohë, përpara se zemra e Amerikës të goditej sërish. Një avion i dytë nga fluturimi 175 do të zhytej në Kullën Jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë, në orën 09:03 minuta të mëngjesit. Situata u bë më serioze duke detyruar autoritetet amerikane që të bllokonin çdo nisje të avionëve dhe qarkullimin rrugor në shumë akse. Vetëm pak minuta më vonë presidenti Bush theu heshtjen për herë të parë, duke i quajtur ngjarjet në Nju Jork, “një sulm terrorist ndaj SHBA-ve”.

Skenari i Al Kaedës do të ishte edhe më i tmerrshëm. Fluturimi 77 i American Airlines, i rrëmbyer nga terroristët, do të godiste Pentagonin në Uashington në orën 09:59 të paradites, duke vrarë 59 personat në bord dhe 125 anëtarë të personelit në godinën shtetërore.

Pikërisht në të njëjtën orë, Kulla Jugore, ikonike, do të shembej për tu zhdukur përgjithmonë nga faqja e dheut. Valët e shokut tronditën jo vetëm ata që e panë me sytë e tyre këtë skena apokaliptike, por mbarë botën që ishte ngulur para një ekrani për të ndjekur ngjarjen e tmerrshme.

Mes frikës për sulme të tjera, njerëzit në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan u evakuuan, përfshirë edhe ndërtesa të tjera shtetërore e private. Koha u dha të drejtë. Në orën 10:07 të paradites së 11 shtatorit të 22 viteve më parë, fluturimi 93 i United Airlines, do të rrëzohej në Pensilvani, duke vrarë 40 pasagjerët në bord.

Në orën 10:28, Kulla Veriore e World Trade Center, do të shembej pas 102 minutash nga goditja që mori nga avioni i fluturimit 11. Kryebashkiaku i Rudi Xhullian urdhëron evakuimin e më shumë se 1 milionë banorëve e turistëve në Manhatan. Pak pas mesditës, presidenti Bush urdhëron të gjitha forcat ushtarake në gatishmëri lufte në të gjithë botën.

Fundi i kullave binjake erdhi në orën 17:20, kur u shembën përgjithmonë, duke lënë pas vetëm “Ground Zero”. Por gjithashtu edhe dhimbje, traumë, dhe një botë në luftë kundër terrorizmit. Bilanci i asaj dite i përket më shumë një lufte, rreth 3 mijë persona të pafajshëm humbën jetën, përfshirë pasagjerë në katër avionët e rrëmbyer dhe rrëzuar, si dhe punonjës në dy kullat dhe në Pentagon. Por mbi të gjitha një botë të lënduar dhe trazuar.

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
Bota

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

6 Qershor, 2025 10:41 pm
Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
Bota

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

6 Qershor, 2025 10:11 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve
Bota

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

6 Qershor, 2025 9:42 pm
Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve
Bota

Mjeku norvegjez dënohet për përdhunimin e pacienteve

6 Qershor, 2025 9:18 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Cili është projektligji i shpenzimeve që qëndron në qendër të përplasjes Trump-Musk?

6 Qershor, 2025 8:51 pm
Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës
Bota

Sa rrezikon Musk nga përplasja me njeriun më të fuqishëm të botës

6 Qershor, 2025 8:38 pm
Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë
Bota

Flukset turistike, Shqipëria kryeson rritjen në Europë

6 Qershor, 2025 8:32 pm
Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar
Bota

Spanja çmonton organizatën më të madhe të kokainës, 48 të arrestuar

6 Qershor, 2025 8:06 pm
Para
Përmbytjet në Libi, mbi 2 mijë persona dyshohen se kanë humbur jetën

Përmbytjet në Libi, mbi 2 mijë persona dyshohen se kanë humbur jetën

Erkand Qerimaj renditet i pesti në Botërorin e Peshëngritjes

Erkand Qerimaj renditet i pesti në Botërorin e Peshëngritjes

Gazment Bardhi thërret sërish në takim Berishën dhe deputetët e tij

Gazment Bardhi thërret sërish në takim Berishën dhe deputetët e tij

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com