Në orët e para të mëngjesit ka nisur një aksion i EULEX-it dhe policisë Kosovës, ku janë bastisur disa prona në Prishtinë. Kontrollet kryhen në pronat e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla është i dyshuar për krim të organizuar dhe pastrim parash. Janë shoqëruar edhe 6 persona të tjerë ndërsa kërkimet policore vazhdojnë.
Ndërsa gazeta Express shkruan se EULEX-i kërkoi por nuk e gjeti deputetin në banesën e tij në Kishnarekë të Drenasit. Gazeta ka mësuar se Syla ndodhet në Durrës dhe pritet të arrestohet në kufi, në doganën e Morinës.
Azem Syla dyshohet për tre vepra të rënda penale: Krim të organizuar, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës.