Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë? 

2025/03/31 at 4:10 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Çfarë mund të mësojë Ukraina nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë? 

Pas përfundimit të luftës, tensionet ndëretnike midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe u përshkallëzuan. Këto tensione u fashitën pas hyrjes së trupave paqeruajtëse të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. 


Njëzet e gjashtë vjet pas luftës, prania e trupave të NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për garantimin e paqes dhe sigurisë në vend. Banorë lokalë, shqiptarë dhe serbë, e duan ende praninë e tyre. Derisa i cilësojnë jetikë paqeruajtësit, qytetarë të Kosovës vlerësojnë se një mision i ngjashëm do të mund të kontribuonte për paqe në Ukrainë. 

Zoran Spasiq i kalon mëngjeset me shpezët që i mban në oborrin e shtëpisë së tij, në Rubofc të Lipjanit. 

Për serbin 56-vjeçar, jeta në këtë fshat, 35 kilometra larg kryeqytetit kosovar, është shumë më e qetë se 26 vjet më parë, kur Kosova sapo kishte dalë nga lufta me Serbinë – një konflikt që la mbi 13.500 të vrarë. 

Pas përfundimit të luftës, tensionet ndëretnike midis shumicës shqiptare dhe pakicës serbe u përshkallëzuan. Këto tensione u fashitën pas hyrjes së trupave paqeruajtëse të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. 

“KFOR-i menjëherë pas mbërritjes patrullonte nëpër fshat. Falë tyre, arritëm të mbetemi në shtëpitë tona”, thotë Zorani për Radion Evropa e Lirë. 

Një kontingjent paqeruajtësish u vendos edhe në fshatin Rubofc, për t’u mundësuar banorëve lokalë rikthimin në jetën e tyre dhe vijimin e punëve bujqësore. Zorani thotë se ushtarët e KFOR-it i përcillnin edhe kur i blinin ushqimet për nevojat e tyre dhe derisa kryenin punët bujqësore. 

“Gjatë korrjeve dhe mbjelljeve, ata vinin në fusha me makinat e tyre dhe na siguronin mbrojtje, duke na mundësuar t’i kryenim të gjitha punët tona me ndihmën e tyre”, thotë ai. 

Në vitet e pasluftës, KFOR-i luajti një rol kyç në parandalimin e incidenteve ndëretnike. Kosova themeloi institucionet e saj, dhe më 2008 shpalli pavarësinë, duke e bërë Policinë e Kosovës përgjegjësen kryesore për sigurinë. 

Jeta me fqinjët 

“A je lodhur? Çka je duke bërë, po përgatitesh a?” – kështu e përshëndet Zorani në gjuhen shqipe fqinjin e tij shqiptar, Nuredin Zaskokun, i cili po bënte gati traktorin për të nisur mbjelljet e pranverës. 

Nuredini ishte tetë vjeç kur, në vitin 1999, në fshatin e tij hynë trupat paqeruajtëse të KFOR-it. Teksa e kujton atë kohë shprehet i lumtur që NATO-ja dërgoi trupat e saj në Kosovë. 

“KFOR-i që ka ardhur ka qenë shumë mirë, sepse ka qenë një siguri edhe për neve, edhe për këta [serbët e Kosovës], se ka mundur edhe pas luftës, ndoshta, të ketë për ta ndonjë kërcënim prej dikujt tjetër, ose diçka”, thotë Zaskoku. 

Ai shton se KFOR-i u ndihmoi me shumëçka për t’iu kthyer jetës në normalitet. 

Kthimi dhe çarmatosja 

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it, si mision i udhëhequr nga NATO-ja, u dërguan në Kosovë më 12 qershor 1999. Kjo e bëri të mundur kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë shqiptarëve, të cilët ishin larguar me dhunë nga forcat serbe, si dhe kthimin e qindra serbëve që u larguan pas çlirimit të Kosovës. 

Kujtim Gjevori, teksa ec mbi urën në Han të Elezit, e kujton ende qartë ditën kur aty zbriti nga helikopteri i KFOR-it bashkë me trupat ushtarake që hynë nga Maqedonia e Veriut. 

“Ka qenë një moment, një dridhje, një rrëqethje emocionale, që kurrë në jetën time nuk mund ta harroj”, thotë Gjevori. 

Në atë kohë ai ishte 21 vjeç, dhe kishte shërbyer si përkthyes për forcat britanike të KFOR-it. “I keni dy minuta që t’i dorëzoni armët. Nëse nuk i dorëzoni, ne do të detyrohemi t’i marrim me forcë”, ky ishte një urdhër i gjeneralit britanik që Gjevori duhej t’ia përkthente Policisë Serbe. 

Në atë moment, ai thotë, njësia speciale Gurkat u përgatitën dhe policia vendosi t’i lëshojë të gjitha armët në tokë, dhe të çarmatosur u larguan nga Kosova për në Serbi. Agim Çeku, ish-ushtarak dhe ish-kryeministër i Kosovës, vlerëson se prania e KFOR-it mbetet ende e nevojshme për vendin. 

Sipas tij, pavarësisht se ka një situatë të qëndrueshme të sigurisë, KFOR-i do të jetë i pranishëm në Kosovë derisa vazhdon të ekzistojë kërcënimi nga Serbia. 

“KFOR-i do të jetë këtu derisa të normalizohen marrëdhëniet, derisa të bëhet njohja e ndërsjellë, derisa të vlerësohet që nuk ka rrezik të ripërtëritjes së konfliktit”, thotë Çeku. 

Sfidat e KFOR-it në Kosovë 

Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar gjatë 25 vjetëve të fundit. Megjithatë, Kosova dhe Serbia ende nuk e njohin njëra-tjetrën, dhe prej vitesh zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. 

Gjatë viteve kanë ndodhur edhe incidente të rënda, ku KFOR-i ka luajtur rol kyç në ruajtjen e paqes, por është kritikuar për dështimin në ndalimin e dhunës, si gjatë trazirave të vitit 2004. Ato u nxitën nga thashetheme të rreme se tre fëmijë shqiptarë etnikë ishin mbytur si rezultat i veprimeve të serbëve, duke shkaktuar 19 viktima, mes tyre 11 shqiptarë dhe 8 serbë. 

Së fundi, KFOR-i është përballur me dhunë nga serbët lokalë, si në majin e 2023-tës, në veri të Kosovës. 

Në vitet e para pas luftës, KFOR-i kishte 50.000 trupa, por, pas vlerësimeve të vazhdueshme të sigurisë, ky numër sot ka rënë në rreth 4.600 ushtarë. Prania e trupave në Kosovë është rritur sa herë që situata ka qenë e tensionuar, sikurse pas sulmit të armatosur në Banjskë, në shtator të vitit 2023. 

Aktualisht, pjesë e misionit të KFOR-it janë 29 shtete anëtare të NATO-s. 

Çfarë forcash mund të vendosen në Ukrainë? 

Liderë nga më shumë se 30 vende u takuan më 27 mars në Paris për të biseduar për gjetjen e një mënyrë se si ta forcojnë pozicionin e Ukrainës brenda dhe jashtë fushëbetejës. Ata premtuan ndihmë të re për Kievin dhe shqyrtuan propozimet për vendosjen e forcave evropiane në Ukrainë, në rast të ndonjë marrëveshje për paqe. 

“Do të ketë një forcë sigurie që do të veprojë në Ukrainë, duke përfaqësuar disa vende”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron. 

“Nuk është Rusia ajo që mund të vendosë nëse një forcë sigurie mund të vendoset në Ukrainë”, nguli këmbë ai. 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky (majtas), presidenti francez Emmanuel Macron (djathtas) dhe kryeministri britanik Keir Starmer, mbajnë takim trepalësh në margjinat e një samiti për “koalicionin e të vullnetit”, më 27 mars, në Paris. 

Ai shtoi se, tani për tani, nuk ka njëzëshmëri për dërgimin e një force të udhëhequr nga Evropa dhe se jo të gjithë anëtarët janë pajtuar të marrin pjesë, megjithëse theksoi se kjo nuk është e nevojshme për të ecur përpara. 

Duke folur një ditë para samitit me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Macron tha se kjo forcë sigurie nuk do të dërgohej në vijën e parë të luftës dhe nuk do të kishte për detyrë mbikëqyrjen apo zbatimin e ndonjë armëpushim. 

Sipas tij, një detyrë e tillë mund t’i caktohet paqeruajtësve të OKB-së. 

Përvoja prej një çerek shekulli e Kosovës me paqeruajtësit ndërkombëtarë, besohet se mund të ofrojë njohuri të vlefshme. 

Ivan Vejvoda, bashkëpunëtor i lartë në Institutin për Shkenca Humane në Vjenë, thotë se, së pari, çdo mision paqeruajtës në Ukrainë duhet të përfshijë të gjitha palët. 

“Të gjithë akterët duhet të jenë pjesë e këtij procesi – natyrisht agresori, Rusia, vendi që u pushtua, Ukraina, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, NATO-ja”, thotë Vejvoda për Radion Evropa e Lirë. 

“Pra, ka shumë pjesë të këtij pazlli për një mision paqeruajtës të suksesshëm”, thekson ai. 

“Ajo që mund të mësohet është nevoja për të forcuar themelet e paqes dhe për të treguar vullnet politik. Por, natyrisht, në kushte të drejta – veçanërisht për Ukrainën, një shtet sovran evropian që u pushtua pa asnjë arsye nga fqinji i saj me armë bërthamore, Rusia”, nënvizon Vejvoda. 

Ai po ashtu shtoi se ngjarjet e marsit të vitit 2004 në Kosovë, bënë që trupat e NATO-s ta “rimendonin strategjinë për ruajtjen e paqes dhe rendit”. 

“KFOR-i mësoi një leksion të rëndësishëm dhe komandantët kuptuan që rreziqet ishin më të mëdha sesa mendonin në vitin 1999”, shton ai. 

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë një vizite në Kosovë, më 11 mars, tha se dërgimi eventual i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga Evropa në Ukrainë mund të ndikojë në rishikimin e pranisë së trupave edhe në Ballkanin Perëndimor. 

Pavarësisht nëse do të arrihet pajtim për të dërguar mision ushtarak paqeruajtës në Ukrainë, serbë dhe shqiptarë të Kosovës besojnë se një forcë paqeruajtëse do t’i krijonte kushtet për paqe mes ukrainasve dhe rusëve. 

Zorani thotë se “pa praninë e trupave paqeruajtëse nuk do të ishte e mundur të vendosej paqja e vërtetë”, ashtu sikurse edhe fqinji i tij, Nuredini që thotë se “në çdo shtet që ka luftë nevojitet një forcë si KFOR-i” për stabilizimin e gjendjes./REL 



Ju sugjerojmë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
Aktualitet

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

14 Maj, 2025 1:47 pm
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
Kryesore

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

14 Maj, 2025 1:41 pm
Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
Bota

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

14 Maj, 2025 1:41 pm
Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
Aktualitet

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

14 Maj, 2025 1:23 pm
Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD
Aktualitet

Vijon numërimi i votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

14 Maj, 2025 1:12 pm
Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier
Kryesore

Zegjine Çaushi drejt Kuvendit të ri? Vijon numërimi i votave preferenciale në Fier

14 Maj, 2025 1:11 pm
Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!
Aktualitet

Braçe-numëruesve: Lexoni drejt çdo votë për kandidatët, nuk ka mbaruar gjë akoma!

14 Maj, 2025 1:01 pm
Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”
Bota

Ndërron jetë José Mujica, presidenti “më i varfër i botës”

14 Maj, 2025 12:51 pm
“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Para
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini

Vota e diasporës, KLGJ: Ankesat do të bëhen online, përgjigjja për 48 orë

Vota e diasporës, KLGJ: Ankesat do të bëhen online, përgjigjja për 48 orë

“Izraeli gati për fazën përfundimtare në gaza”, Netanyahu: Hamasi të ulë armët dhe të ikë

"Izraeli gati për fazën përfundimtare në gaza", Netanyahu: Hamasi të ulë armët dhe të ikë
















TE FUNDIT

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë

Gjykata e Lartë pranon rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet në banesë
14 Maj, 2025

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt për kontrollet e ushtruar në banesën e këtij të fundit. Sipas...

Lexo më shumë

“Lista e hapur”, Celibashi: Cënimi i votës sjell pasoja ligjore për përgjegjësit

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ miraton listat e kandidatëve për 7 subjekte zgjedhore
14 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka reaguar përmes një postimi në rrejtin social Facebook, ku pasi ka falenderuar anëtarët...

Lexo më shumë

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë
14 Maj, 2025

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, duke goditur “flotën në...

Lexo më shumë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë

Përndiqte të miturën, arrestohet 35-vjeçari në Sarandë
14 Maj, 2025

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një 35-vjeçar, pasi përndiqte një të mitur, duke e kanosur për t’i marrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com