Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mund të hash me 30 dollarë në vende të ndryshme të botës

2016/11/26 at 3:40 PM
në -Jetë dhe Stil, -Shëndeti, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë mund të hash me 30 dollarë në vende të ndryshme të botës

Çfarë mund të porositësh për të ngrënë në cepa të ndryshëm të botës nëse në xhep ke vetëm 30 dollarë? Në renditjen e mëposhtme përfshihet kostoja mesatare në restorante të klasës së mesme të vendeve specifike.


Zvicër/ Zvicra është një nga vendet më të shtrenjta të Europës. Nje darkë modeste është ajo që ju mund të merrni për shumën e dhënë të parave në një restorant të lirë të kuzhinës tradicionale vendase. Nëse dëshironi diçka me më shumë kalori, mund të provoni ushqime italiane, kineze dhe turke që janë me bollëk në këtë vend.

Japoni/ Turizmi i kulinarisë është duke evoluar  në Japoni, për shkak se ushqimi këtu nuk është shumë pikant dhe është i pranueshme si për turistët lindorë, ashtu dhe për ata perëndimorë. Përveç kësaj, shumë restorante këtu kanë të paktën një yll Michelin. Kuzhina më e spikatur është padyshim  e detit.

Itali/ Kuzhina italiane cilësohet si më e mira në botë. Por një turist i papërvojë do ta ketë të vështirë të gjejë një restorant ku mund të provojë ushqimet e shijshme me një çmim të moderuar. Restorantet tradicionale të njohura rëndom si tratoria, osteria, dhe piceritë janë vendet ideale ku mund të hani ushqim tradicional italian, por gjithashtu mund  shijoni edhe një verë të mirë shtëpie.

Kanada/ Është  e vështirë të flasësh për kuzhinën tradicionale kanadeze, pasi ajo është shpesh një mishmash kuzhinash të sjella nga emigrantët e shumë nga e gjithë bota. Diferenca e çmimeve mes qyteteve të mëdha dhe atyre të vogla është drastike. Vaktin në foton e mëposhtme mund ta porosisni për 30 dollarë në një restorant të vogël familjar në kryeqytetin e vendit.

Francë/ Franca është vendi me shijen më të hollë në kuzhinë. Çmimet variojnë nga vendndodhja e restorantit, ashtu si pothuajse në çdo shtet tjetër. Kjo është një darkë që mund ta përfitoni me shumën e parave të sipërcituar, në një restorant të qetë, shumë larg nga qendra e qytetit. Dhe, vera është padyshim thelbësore për t’i dhënë kuptim vaktit këtu.

Spanjë/ Në Spanjë me 30 dollarë mund të hash një darkë të bollshme në një restorant të lirë. Ose mund të merreni disa ushqime tradicionale spanjolle të shoqëruara me verë vendase në një bar tapas, ku pjatat do të jenë plot.

Xhamajkë/ Kuzhina xhamajkane nuk është vetëm ekzotike dhe e larmishme, por edhe mjaft e moderuar në koston e ushqimeve të saj. Restorantet e klasës së mesme ofrojnë një vakt si ky i paraqitur në foto, të shoqëruar me garniturë frutash deti, që do të kushtonte të paktën dyfish në çdo restorant europian.

Australi/ Në restorantet e Australisë mund të konsumoni lehtësisht një darkë që kushton 30 dollarë. Duhet të keni parasysh se në Australi ka shumë restorante që nuk kanë një licencë për të shitur pije alkoolike, por ju lejojnë ta sillni vetë atë. Darka në një vend të tillë do të jetë shumë më e lirë.

Greqi/ Greqia i pret mysafirët e vet me një nga kuzhinat më të vjetra dhe më të shijshme të botës. Restorantet lokale dhe tavernat do të jetë një zbulim i vërtetë për ju; çmimet këtu janë relativisht të ulëta, sidomos në jug dhe në zonat që nuk janë shumë të frekuentuara nga turistët.

Meksikë/ Çmimet në restorantet e lira meksikane (ato larg vëmendjes së turistëve) janë relativisht të lira dhe shumë ndryshe nga vendet evropiane. Me 30 dollarë ju mund të porosisni çdo recetë të famshme të mishit pikant, që është tradicional për vendin.

Indi/ Alternativa më e mirë për të ngrënë në Indi është të zgjidhni një restorant lokal, sepse në to ushqimet janë të gatuara në kushte më të mira higjienike. Gjithsesi, edhe restorantet më të shtrenjta në vend ofrojnë për turistët çmime shumë të mira. Me 30 dollarë mund të porositësh një darkë për disa persona.

 Maqedoni/ Çmimet në Maqedoni janë ndër më të lirat në Europë sa i përket ushqimit, ndërkohë që kuzhina këtu është e thjeshtë , e plotë dhe e shijshme. Do të kesh gjithnjë bukë të freskët, perime dhe lloje të ndryshme djathërash në tryezë. Nëse ke 30 dollarë me vete, mund të hash lehtësisht një darkë të bollshme në këtë cep të vogël të Europës Lindore./shqip



Ju sugjerojmë

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
Kryesore

Horoskopi 12 Tetor, zbuloni shenjat me fat

12 Tetor, 2025 10:53 am
Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”
-Kulturë

Parisi nderon Ismail Kadare me pllakë përkujtimore në bulevardin “Saint-Michel”

10 Tetor, 2025 10:42 am
Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70
Life Style

Çmimi i arit arrin nivelet më të larta që nga vitet ’70

8 Tetor, 2025 10:15 pm
VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”
Life Style

VIDEO/Rama tallet me Trump në samitin e Komuniteti Politik Evropian,Macron e “godet”

2 Tetor, 2025 12:10 pm
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Life Style

Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale

1 Tetor, 2025 2:55 pm
Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë
Life Style

Dy shekuj në shina/ Nëntë nga udhëtimet më të paharrueshme me tren nëpër botë

28 Shtator, 2025 10:41 am
Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike
Life Style

Studimi/ Egjiptianët e lashtë mund të kenë ndërtuar piramidat me makineri hidraulike

28 Shtator, 2025 9:38 am
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Para
Rama poston ‘foto dite’ në vreshtë, PD: Pushime luksi në Milano

Rama poston 'foto dite' në vreshtë, PD: Pushime luksi në Milano

Vajza kujdes! Këto janë tendencat e fundit në veshje

Vajza kujdes! Këto janë tendencat e fundit në veshje

Atentati mafioz/ Çfarë fsheh  Ari Alinani? Dyshime për njerin që shoqëronte Nelgert Patën

Ekzekutimi i Nelgert Patës, Prokuroria bie në gjurmët e autorëve
















TE FUNDIT

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje

Humbja në ndeshje, Vuçiç: Shpresojmë fitore të listës serbe në zgjedhje
12 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç është pyetur nga mediat lidhur me humbjen e ndeshjes ndaj Shqipërisë. Por ai i është...

Lexo më shumë

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit

Monopatinat elektrike ndalohen nga e hëna e 13 Tetorit
12 Tetor, 2025

Lëvizja e qyetarëve me monopatina elektrike do të jetë e ndaluar nga dita e hënë, 13 Tetor. Lajmi është bërë...

Lexo më shumë

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze

Prostitucion në banesën e plazhit, arrestohen dy shtetase kineze
12 Tetor, 2025

Dy shtetase kineze jane arrestuar nga policia për ushtrim prostitucioni, në qytetin e Durrësit. Bëhet me dije se në lagjen...

Lexo më shumë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë

Video/ Festa kuq e zi, “O sa mirë me ken shqiptar” në mes të Serbisë
12 Tetor, 2025

Gazetari Blendi Fevziu, I cili ka ndjekur nga stadiumi i Leskovacit ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë, ka ndarë në rrjetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com