Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mendojnë të rinjtë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

2024/12/19 at 8:37 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë mendojnë të rinjtë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

“Dialogu nuk i zgjidh problemet e serbëve në Kosovë”.


“Serbët ta pranojnë realitetin dhe Kosovën e pavarur”.

Kështu e komentojnë Petra nga Leposaviqi dhe Leona nga Prishtina, të dyja studente, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Tani e më shumë se një dekadë, ky proces zhvillohet në Bruksel, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Sipas Petrës, në dialog nuk diskutohen tema të rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë, ndërsa Leona thotë se në këtë proces nuk mund të rikthehet e kaluara, por se duhet pranuar e tashmja. Në të ardhmen, këto dy 19-vjeçare do të merren me profesione të ngjashme, sepse të dyja janë regjistruar në fakultete filologjike, Petra në Universitetin e Beogradit dhe Leona në Universitetin e Prishtinës.

Megjithatë, ato kanë pikëpamje të ndryshme për të ardhmen e dialogut dhe rezultatin e tij.

“Gjithmonë negociohen disa gjëra që nuk janë të rëndësishme për ne [komunitetin serb]. Madje, nuk është e qartë se për çfarë saktësisht dakordohen… E ajo që ngjall mosbesim, është se nuk ka takime të përbashkëta, për t’i marrë disa vendime së bashku. Mua më duket se nuk ka marrëveshje dhe se nuk do të arrihet ndonjëherë”, thotë Petra për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë këtij viti, Qeveria e Kosovës ka marrë disa vendime për shtrirjen e autoritetit të saj në komunat në veri, të banuara me shumicë serbe, duke refuzuar të negociojë për to në kuadër të dialogut. Këto vendime përfshijnë heqjen e dinarit serb nga përdorimi dhe mbylljen e institucioneve që punonin nën sistemin serb.

“Njerëz tanë kanë vdekur, njerëz të tyre kanë vdekur. A mund të pajtohemi? Duhet të arrijmë një marrëveshje dhe ta lëmë të kaluarën në të kaluarën”, thotë Leona.

Ajo beson se Serbia dëshiron “ta ndajë” veriun e Kosovës dhe se tensionet e vazhdueshme në atë pjesë ndikojnë negativisht te popullata lokale serbe dhe integrimi i saj.

Serbët në veri të Kosovës u larguan nga të gjitha institucionet e Kosovës në Nëntor të vitit 2022, për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat e makinave që lëshoheshin nga autoritetet serbe me targa të Kosovës.

“Zgjidhje kompromisi”

Rrezarti, 26 vjeç nga Prishtina, thotë se Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre përmes dialogut dhe të gjejnë një zgjidhje kompromisi.

Megjithatë, ai thotë se i përkrah qëndrimet e Qeverisë së Kosovës në kuadër të dialogut, sepse “ne duhet t’i mbrojmë të drejtat tona, në çfarëdo rrethane”.

“Natyrisht, kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të jetojmë në paqe me komunitetet e tjera pakicë. Nëse këmbëngulim [në pozicionet tona], ndoshta mund të gjendet një zgjidhje neutrale, kompromisi”, thotë ai.

Për Millën, studente 18 vjeçe nga territori i Komunës së Graçanicës, procesi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “ka qenë i prirë të dështojë që nga fillimi”.

Duke e argumentuar këtë qëndrim, ajo thotë se udhëheqësit politikë të të dyja vendeve nuk kanë qenë asnjëherë të gatshëm për një kompromis të vërtetë, ndaj edhe dyshon se do të ketë pajtim në të ardhmen e afërt.

“I vetmi vend ku pasqyrohet realisht dialogu, është në proceset e shoqërisë civile, përmes aktiviteteve joformale, gjë që nuk mjafton për përparim të plotë dhe për një vendim përfundimtar, që do të ishte i favorshëm për të gjithë pjesëmarrësit në dialog”, thotë Milla.

Këndvështrimi i të rinjve për dialogun ishte temë e një paneli të diskutimit në Prishtinë, më 18 dhjetor, të organizuar nga organizatat joqeveritare Nisma Sociale e Re dhe Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”. Në fokus të këtij paneli ishte perceptimi i brezit të ri për dialogun dhe ndikimi i tij në jetën e tyre.

Çfarë do të thotë normalizimi i marrëdhënieve për të rinjtë?

Alba Jakupi nga Akademia për Dialog tha se normalizimi i marrëdhënieve duhet të nënkuptojë bashkëjetesën e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

“Nuk ka të rinj të interesuar nga komunitete të ndryshme që të takohen, të jenë pjesë e një komuniteti tjetër… Ne nuk jemi në kontakt të drejtpërdrejtë që të mund t’i nxjerrim përfundimet tona”, tha ajo.

Gjatë diskutimeve të panelit, Nikollina Kllajiç, studente e marrëdhënieve ndërkombëtare, tha se gjuha është një pengesë e madhe mes të rinjve serbë dhe shqiptarë. Sipas saj, ajo është e nevojshme të mësohet “për t’u kuptuar më mirë me njëri-tjetrin”. “Ne kemi një kulturë të ngjashme, dallim mes nesh është gjuha”, tha ajo.

Laberion Nitaj, i cili ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike në Prishtinë, tha se të rinjtë “i vuajnë pasojat e mosnormalizimit, për shkak të politikës”.

“Ne si të rinj duhet t’i kapërcejmë këto sfida, të marrim vetë iniciativa”, tha ai.

Aleksandar Shluka, i cili vjen nga Beogradi dhe punon në Kosovë në kuadër të sektorit civil, tha se të rinjtë në Serbi e lidhin normalizimin e marrëdhënieve me statusin e Kosovës dhe dialogun politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Elitat politike e fokusojnë normalizimin në çështjet politike dhe kështu zhduket perceptimi se normalizim do të thotë normalizimi i dy shoqërive”, u shpreh ai.

Panelistët kritikuan edhe rolin e BE-së në dialog, duke vlerësuar se fokusi nuk duhet të jetë vetëm në dialogun politik, por edhe në jetën e njerëzve të thjeshtë, dhe se duhet të ketë transparencë më të madhe.

Kosova dhe Serbia nisën dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2011 dhe, dy vjet më vonë, nënshkruan marrëveshjen e parë si pjesë e dialogut në nivel politik.

Meqë nuk kishte përparim në terren, vitin e kaluar, BE-ja propozoi një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën palët e pranuan, por nuk zbatuan ende gati asnjë pikë të saj./REL



Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Buzëqeshje e përqafime, Rama ndan fotoalbumin nga Brukseli: U mbështet plani për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027!

Buzëqeshje e përqafime, Rama ndan fotoalbumin nga Brukseli: U mbështet plani për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027!

Samiti BE-BP: Progres i Malit të Zi dhe Shqipërisë më 2024

Samiti BE-BP: Progres i Malit të Zi dhe Shqipërisë më 2024

Lufta në Ukrainë, drejtuesit e NATO-s dhe BE-së diskutojnë garancitë e sigurisë së vendit

Lufta në Ukrainë, drejtuesit e NATO-s dhe BE-së diskutojnë garancitë e sigurisë së vendit
















TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com