Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë kompetencash ka qeveria aktuale e Kosovës? 

2025/02/28 at 1:55 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çfarë kompetencash ka qeveria aktuale e Kosovës? 

Mes debateve për kompetencat e Qeverisë aktuale të Kosovës, edhe organizatat që monitorojnë punën e institucioneve shtetërore janë të ndara për këtë çështje. 


Kosova, aktualisht, nuk ka as Qeveri në detyrë, dhe as Qeveri në largim, por ekzekutiv me mandat të rregullt kushtetues, thonë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke argumentuar se pushteti i tashëm ka kompetenca të plota, deri në momentin kur certifikohet rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. 

Ndryshe mendojnë në Grupin për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS), ku Qeveria e Albin Kurtit konsiderohet si një Qeveri në largim, me detyra “të kufizuara në vazhdimin e punëve”. 

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në KDI, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligjet, sikurse ai për Qeverinë, Rregullorja e Kuvendit të Kosovës dhe Kushtetuta e vendit e lidhin mandatin e rregullt qeveritar me atë të legjislativit. 

Ai pohon se Qeveria aktuale ka mandat të rregullt, pasi nuk ka shpërndarje të Kuvendit, as shkarkim të kryeministrit apo dorëheqje të tij, që të plotësoheshin kushtet e parapara me ligj që ekzekutivit t’i kufizoheshin kompetencat aktuale. 

“Pra, mund t’i ushtrojë funksionet e saj dhe kompetencat e saj si një qeveri e zakonshme, sepse ende nuk ka skaduar mandati ligjor i kësaj qeverie. Mandati ligjor i kësaj qeverie lidhet me situatën kur kemi përfundim të mandatit të legjislaturës së kaluar. Kjo është e ndërlidhur me certifikimin e rezultatit [zgjedhor]”, thotë Bugaqku për REL-in.
Numërimi i votave të rregullta ka përfunduar tashmë, ndërsa para certifikimit të rezultateve ka mbetur edhe numërimi i votave me kusht, i votave të personave me nevoja të veçanta, si dhe i votave të diasporës. 

Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar zgjedhjet me 40.80 për qind të votave të fituara, rezultat që i pamundëson ta krijojë vetë Qeverinë. Udhëheqësi i LVV-së, Kurti, thotë se qytetarët presin që partia e tij t’i krijojë institucionet e reja. 

Përgjegjësitë e Qeverisë 

Ligji përcakton qartë kompetencat e Qeverisë në përgjithësi, por edhe ato të kryeministrit, të ministrave e të zëvendësministrave. Këtu përfshihen marrja e vendimeve për çështje të caktuara, shkarkimi dhe emërimi i zyrtarëve, ndërmarrja e nismave legjislative, por edhe dërgimi i tyre në Kuvend, si dhe inicimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.

Bugaqku nga KDI-ja thotë se, pavarësisht se me ligj Qeveria ka kompetenca të plota, në këtë periudhë ajo duhet të ketë një lloj frenimi dhe të tregojë kujdes “që të mos marrë veprime që do të prodhonin pasoja nesër për një qeveri tjetër”. 

Ndryshe nga ai, Arbëresha Loxha-Stublla, drejtoreshë ekzekutive e GLPS-së, thotë për REL-in se Qeveria nuk do të duhej të ndërmerrte fare iniciativa të reja. Sipas saj, “Qeveria tani vetëm zbaton”.

Ekzekutivi aktual, thotë ajo, nuk duhet të paraqesë projektligje, e as të bëjë emërime të reja. 

Por, Bugaqku pohon se puna në këtë periudhë nuk i ndalohet as Kuvendit, ndonëse, sipas praktikave, thotë ai, ky institucion e pezullon punën gjatë fushatës zgjedhore. 

Qeveria mbajti më 26 shkurt një mbledhje të rregullt dhe trajtoi 15 pika, ku u miratuan disa udhëzime, u emëruan persona në poste të caktuara dhe u ndanë fonde për disa aktivitete. 

Për Bugaqkun, këto veprime janë të përditshme, që administrojnë gjendjen dhe nuk e prekin shumë buxhetin, teksa thotë se ekzekutivi ka bërë një lloj kufizimi sa u përket vendimeve që do të prodhonin pasoja për institucionet e reja. 

Nga GLSP-ja i kanë thënë më herët REL-it se Qeveria aktualisht nuk mund të procedojë në Kuvend marrëveshje ndërkombëtare. 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një adresimi para deputetëve të Kuvendit të Kosovës më 2023. 

Kufizimi i kompetencave 

Në legjislacionin e Kosovës përmenden dy lloje të qeverive, ajo me mandat të rregullt kushtetues dhe Qeveri në dorëheqje. 

Por, termat si Qeveri në largim apo në detyrë – që përdoren shpesh në periudhat paszgjedhore – nuk parashihen në ligjet e Kosovës, ndonëse janë pjesë e praktikës parlamentare të shteteve të ndryshme. 

Por, si kalon Qeveria me të drejta të plota në një ekzekutiv në largim, të cilit i kufizohen kompetencat? 

As kjo nuk është e përcaktuar qartë në Ligjin për Qeverinë, por kalimi në Qeveri në largim bëhet me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, thonë nga KDI-ja, për shkak të lidhjes që ka mandati i Qeverisë me atë të Kuvendit. 

Pas kësaj, Bugaqku thotë se aplikohen kufizimet që parashihen në nenin 31 të ligjit, që kanë të bëjnë me Qeverinë në dorëheqje. 

Aty thuhet se Qeveria s’ka të drejtë të miratojë nisma apo të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare, për të cilat kërkohet ratifikimi i Kuvendit, nuk mund të miratojë ligje, strategji e koncept-dokumente, as nuk mund të propozojë kandidatë për poste të caktuara, e as të emërojë njerëz në pozita publike. 

Qeveria aktuale është e para që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës që e ka çuar deri në fund mandatin e saj kushtetues./REL 



Ju sugjerojmë

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
Bota

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

31 Maj, 2025 5:44 pm
Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
Aktualitet

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

31 Maj, 2025 5:23 pm
SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
Bota

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

31 Maj, 2025 5:16 pm
Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj
Aktualitet

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj

31 Maj, 2025 5:03 pm
Rusia e gatshme të dëgjojë propozimin e Donald Trumpit për t‘i dhënë fund luftës
Bota

Si do të mund të dukeshin sanksionet e reja amerikane ndaj Rusisë?

31 Maj, 2025 4:32 pm
Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari
Kronikë

Kultivoi kanabis në Dibër në 2022-in, kapet në Greqi 34 vjeçari

31 Maj, 2025 4:16 pm
Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t
Kronikë

Kundërvajtje në aksin Shëngjin-Velipojë, gjobitet drejtuesi i Audi-t

31 Maj, 2025 3:40 pm
Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor
Rajoni

Dështimi i 24-tërt, seanca për Kuvendin e Kosovës vazhdon në 2 qershor

31 Maj, 2025 3:34 pm
Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…
Bota

Armëpushimi/Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan,mosdakordësi për…

31 Maj, 2025 3:24 pm
Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz
Bota

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz

31 Maj, 2025 3:09 pm
Para
44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE, renditen të tretët në Europë 

44 mijë shqiptarë morën shtetësi në BE, renditen të tretët në Europë 

Emri/ I akuzuar në Spanjë si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 28-vjeçari në Durrës 

Emri/ I akuzuar në Spanjë si pjesëtar i një organizate kriminale, arrestohet 28-vjeçari në Durrës 

Aksident në Korçë, makina përplas motorin, plagoset drejtuesi

Tiranë/ 25-vjeçarja plagos me thikë të dashurin 
















TE FUNDIT

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë më 5 qershor

Gjermani: Zgjedhja e kancelarit më 6 maj
31 Maj, 2025

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të...

Lexo më shumë

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare

Sezoni turistik, kontrolle për kushtet higjieno-sanitare
31 Maj, 2025

Nisja e sezonit turistik do të sjellë edhe shtimin e kontrolleve në subjekte të ndryshme akomoduese dhe të ofrimit të...

Lexo më shumë

OKB: Irani po rrit pasurimin e uraniumit

SHBA-ja dhe Irani: Kemi shënuar përparim të kufizuar në bisedimet bërthamore
31 Maj, 2025

Irani ka rritur ndjeshëm rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele – që janë afër nivele që kërkohen për armët...

Lexo më shumë

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj

Shqipëria zgjeron hartën e vizitorëve të huaj
31 Maj, 2025

Nëse dikur Shqipëria priste kryesisht turistë nga rajoni apo Italia fqinje, këtë vit panorama ka ndryshuar. Nga Europa Qendrore, deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com