Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë kam kuptuar nga Rilindja…

2016/05/14 at 4:09 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë kam kuptuar nga Rilindja…

Nga Silvi Bakiri


Disa leksione i kemi dhe i kam kuptuar nga Rilindja. Në fillimet e këtij projekti, z.Rama nisi rrugëtimin e tij si Kryeministër me një qëllim të qartë: Të ribënte shtetin! Deri në ato çaste, për hir të së vërtetës qeverisja Berisha kishte mjaft probleme dhe si gjithnjë qeveritë, edhe kjo fshihej pas togfjalëshit: “Nuk po them që nuk kemi bërë gabime.” Sigurisht që ishin bërë pra gabime në atë qeverisje. As amnezia më e fortë nuk do ishte aq e fortë sa të na bënte të harronim “Gërdecin”, “21 janarin”, rrumpallën e policisë së shtetit, trashjen kapilare  të çdo qelize që përbën qeverinë: korrupsion, rrumpallë. Ky, qartësisht nuk ishte modeli që Bashkimi Europian dhe SHBA pret e kërkon prej Shqipërisë.

Por, dëshiroj të ndalem pak edhe këtu për të nënvizuar disa ‘të mira’ të konsiderueshme që vetë Berisha manifestonte si lider në krahasim me modelin e lidershipit të Edi Ramës. Z. Berisha kishte disponueshmërinë dhe vizionin që të mbante afër  dhe të mbronte besnikët e partisë së tij, ata që tradicionalisht kishin ditur të kafshonin gjuhën sa herë ai bënte ndonjë gabim… Në këtë mënyrë, ai bëri për vete një masë të mirë dhe kompakte aleatësh duke luajtur fair play. A nuk është ky pushteti më i mirëkonsoliduar kur vjen puna për mendësi lokaliste si Shqipëria?! Kjo është pak por e sigurtë.

Nga ana tjetër, Kryeministri i tanishëm bëri një ‘gabim’ strategjik që në fillimet e qeverisjes së tij: Mblodhi kritikët dhe i caktoi në poste me rëndësi në qeveri. Duke vendosur në karrige të mira në një farë kuptimi ‘kundërshtarët’…  nuk mund të presësh përveçse që ata të kthehen shumë shpejt në të kundërt të misionin fillestar për të bërë shtet me një grup profesionistësh përtej të majtës dhe të djathtës…

Pra, nuk mund të mos kishim pritur që z. Kastriot Islami sot të quhej Kaç dhe nesër të bëhej Preç apo anasjellas. Kultura aktuale e të djathtës me dy emra shkon nga fryn era dhe nuk mund e as do të këtë kurrë disponueshmërinë për një frymë kompakte, besnike e njëkohësisht liberale.. Kameleonizmi i të njëjtës kulturë, po shohim se po bën konfuz edhe vetë  ish-Kryeministrin Berisha. Kjo, sepse është krejtësisht alogjike që aleancat partiake të ndërtohen vetëm me biznesmenë. Edhe vetë Berisha po përballet më të njëjtin problem, tani që partia e tij është në opozitë. Pse? Për të njëjtën arsye. Një forcë politike e besueshme, e plotë e që mund të funksionojë për një kohë të gjatë, nuk mund të ndërtohet vetëm me biznesmenë!

Pikërisht një sendërtim i tillë i qeverisjes pa strategji, por vetëm me qëllimin për të ardhur në pushtet ndonjëherë, e herë të tjera për të krijuar diversifikim forcash brenda qeverisjes, ishte pikënisja e pamenduar me kujdes nga ana e Ramës. Ai mendoi se nëse bashkon njerëz “të përtejshëm”, pa parti si qëllim në vetvete, si edhe duke shtuar edhe forcën ekonomike të biznesmenëve, mund të ndërtosh një pushtet të qëndrueshëm dhe një qeverisje-model. Faktet e mëvonshme tregojnë të kundërtën: Nuk ka aleatë që nuk njohin mirë matematikën kur vjen puna te pushteti. Dhe prandaj, aktualisht, aletët e Kryeministrit janë një grup “stakeholdersash” që diktojnë legjislacionin dhe çdo lëvizje tjetër në fushën e shahut të politikës siç ua ka ënda meqënëse është vetë Kryeministri  që u ka dalë që në fillim garant. Por ku po shkon qeverisja e Rilindjes në këto kushte?

A mos qeverisja sipas parimit të Berishës: ‘Me mirë një armik i sinqertë sesa një mik i shtirur’ është sidoqoftë më funksionale se qeverisja: “Përtej të majtës…”. A mos e majta aktuale duke u përtejësuar jashtë mase po bëhet një parti “as mish as peshk” së cilës i mungon fryma e fillimit që Rama donte të krijonte?

Megjithatë, për të qenë të drejtë deri në fund, megjithë sulmet nga brenda dhe jashtë partisë, Ramës,  gjithashtu duhet t’ia njohim meritën për një politikë të jashtme fine dhe të mençur si edhe për  rilindjen e policisë së shtetit duke hedhur në këtë mënyrë baza cilësore për një shtet ligjor. Ndërkaq, lënia jashtë e votuesve të tij, aleatëve të vërtetë, që kanë votuar partinë dhe jo thjesht atë vetë, është një gabim që nëse nuk rikuperohet në kohë mund t’i kushtojë një rilindje të dështuar bashkë me një kujtesë të hidhur për një ëndërr të votuesve të mbetur në tentativë realizimi. Rrugët në çdo rast janë vetëm dy: Ose kthim në bazën e elektoratit, ose dështim!



Ju sugjerojmë

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
Aktualitet

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

17 Tetor, 2025 1:13 pm
Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
Kryesore

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

17 Tetor, 2025 1:10 pm
Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
Bota

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

17 Tetor, 2025 12:36 pm
Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
Kryesore

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

17 Tetor, 2025 12:24 pm
Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Aktualitet

Moti i keq, pezullohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë

17 Tetor, 2025 12:18 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump mesazh të prerë Hamas: Respektoni marrëveshjen pa dërguar forca ushtarake

17 Tetor, 2025 11:06 am
Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit
Bota

Itali/ Sulm ndaj Sigfrido Ranucci-t, një bombë shkatërron dy makinat e gazetarit

17 Tetor, 2025 11:05 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Sherri me armë në Tiranë/ Shpallet në kërkim një 32-vjeçar, arrestohet i vëllai

17 Tetor, 2025 10:05 am
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës

17 Tetor, 2025 10:04 am
BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027
Bota

BE vendos sistem anti-dron të plotë deri në fund të 2027

17 Tetor, 2025 9:41 am
Para
Çfarë ndajnë së bashku Kristin Prengaj dhe “Sofia e Çanit” (Foto)

Çfarë ndajnë së bashku Kristin Prengaj dhe “Sofia e Çanit” (Foto)

WhatsApp/ Ja si ti lexoni sms-të dhe dërguesi mos ta kuptojë që i keni parë

WhatsApp laçon risinë e fundit

Ledri Vula: Ja si ma fitoi zemrën Adela Sollaku

Ledri Vula: Ja si ma fitoi zemrën Adela Sollaku

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj

Mandati i Bejtjas, Berisha sulmon Kushtetuesen: Dje shkelmoi ligjin e saj
17 Tetor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese një ditë pasi ajo bëri interpretimin final për kohëzgjatjen e mandatit të secilit...

Lexo më shumë

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare

Rama thirrje investitorëve turq: Të dyfishojmë shkëmbimet tregtare
17 Tetor, 2025

Në forumin e biznesit Shqipëri – Turqi, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të gjithë investitorëve turkë që vijnë dhe të investojnë në...

Lexo më shumë

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV

Britania miraton vaksinën për mbrojtjen nga HIV
17 Tetor, 2025

Një injeksion për të parandaluar HIV-in do t'u ofrohet pacientëve në shërbimin shëndetësor shtetëror në Angli dhe Uells për herë...

Lexo më shumë

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Peleshi kritikon fjalimin e Gjekmarkajt
17 Tetor, 2025

Në Konferencën e Kryetarëve, kryeparlamentari, Niko Peleshi, ka reaguar ndaj ndërhyrjes së zëvendëskryetarit të Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, duke e cilësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com