Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Cfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Metës? Shtyhet darka me deputetët

2015/12/20 at 6:00 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Cfarë ka ndodhur mes Ramës dhe Metës? Shtyhet darka me deputetët

Dy aleatët “qejfprishur” duket se nuk e kanë më të lehtë t’i ndajnë gëzimet bashkë. Rama e Meta pritej të uleshin këtë fundviti në të njëjtën tavolinë festive, në mbrëmjen që kishin menduar të kalonin me deputetët e tyre për të kremtuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.

Lapsi.al publikoi pak ditë më parë e –mailin që i njoftonte deputetët se festa do të zhvillohej me 23 dhjetor, në një rezidencë luksoze, në Vorë.

lapsi

lapsi 2

Por darka është shtyrë për vitin tjetër. Dhe nëse kjo do të jetë shtyrja e fundit, drejtuesit e mazhorancës do të festojnë së bashku më 14 janar.

Spostimi i saj për në mesin e janarit të 2016 –ës nuk është i pari. Disa

e –maile të mëvonshme që u janë shpërndarë të ftuarve tregojnë se data e festës është ndryshuar disa herë.

Fillimisht ishte vendosur data 26 dhjetor. Më pas, një e –mail tjetër i njoftonte të ftuarit, që janë vetëm deputetë të PS e LSI, se festa do të afrohej më 23 dhjetor. Një tjetër e –mail rikonfirmonte 26 dhjetorin dhe deri tani, njoftimi i fundit është ai 14 janarit.

lapsi 3

Në ftesë thuhet se përfundimisht është rënë dakord që darka “të bëhet pas vitit të ri dhe të jetë një feste fillim-viti”.

E gjithë kjo justifikohet me faktin se Rama e Meta kanë axhendë të ngjeshur.

Por Rama e Meta janë parë gjithnjë e më rrallë bashkë këto kohë. Ata janë ftohur në marrëdhënie prej zgjedhjevë të qershorit, pasi akuzuan sa drejpërdrejtë aq edhe me finesë njëri – tjetrin për dëmtim të kandidatëve respektivë në zgjedhje.

Ftohja kulmoi me aferën CEZ. I ndjerë i sulmuar pas shpine nga aleati, Meta la të kuptohej se ai ishte gati të shkonte në zgjedhje të parakoshme dhe se do të ishte parti fituese, përballë një opozite të mundshme Rama – Basha.

Kjo atmosferë duket se vazhdon të mbizotërojë në dy partitë aleate në qeveri dhe po vazhdon t’i mbajë larg dy autorët e aleancës së 1 prillit që i solli në pushtet me betimin se, me harmoninë e rigjetur, do të qëndronin gjatë në pushtet, si pjesë e një bashkimi natyral të dy forcave të majta.

Por fryma e hareshme e pranverës që i ribashkoi është zbehur nën mërinë e dimrit të tretë që i gjen bashkë.

Një dimër i trazuar, që siç shihet, nuk është koha e përshtatshme për të ndarë gëzimet. /Lapsi.al

Ju sugjerojmë

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Rajoni

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

11 Qershor, 2025 11:22 pm
Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
Kryesore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

11 Qershor, 2025 11:01 pm
Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

11 Qershor, 2025 10:56 pm
Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
-U tha në Opinion

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

11 Qershor, 2025 10:52 pm
Aksident me vdekje në Berat! Automjeti përplas nënën së bashku me fëmijën e saj, vdes 30-vjeçarja
Aktualitet

Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

11 Qershor, 2025 10:34 pm
Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!
-U tha në Opinion

Publikimi i videos së Martinit, nëna e 14-vjeçarit për “Opinion”: Nuk e pashë dot!

11 Qershor, 2025 10:25 pm
Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar
Aktualitet

Shfaqet lija e majmunit në Shqipëri, prek një 30-vjeçar

11 Qershor, 2025 10:10 pm
“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump
Bota

“Si u zbut konflikti”, prapaskenat e përplasjes Musk-Trump

11 Qershor, 2025 10:04 pm
“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson
Aktualitet

“Merret gjykata… budallaçkë!” Vëllai nxjerr nga shtëpia vëllanë me Parkinson

11 Qershor, 2025 9:24 pm
Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës
Bota

Publikohet fotoja e autorit që vrau 10 persona në Austri, i dërgoi videomesazh nënës

11 Qershor, 2025 9:07 pm
Para
Horoskopi, 20 Dhjetor 2015

Horoskopi, 20 Dhjetor 2015

Mësuesi ‘invalid’ apel Nikollës: Nuk eci dot 12 km, po më flijojnë

Mësuesi 'invalid' apel Nikollës: Nuk eci dot 12 km, po më flijojnë

Amnistia e fundvitit, ja kush përfiton

Amnistia e fundvitit, ja kush përfiton

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus

Ukrainë/ Vuçiç në samit refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
11 Qershor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë në Ukrainë, që nga fillimi i agresionit rus,...

Lexo më shumë

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore
11 Qershor, 2025

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke...

Lexo më shumë

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025

Opinion – Nëna e Martin Canit, reagon pas videos – 11 Qershor 2025
11 Qershor, 2025

Nëna e 14 vjeçarit të ndjerë Martin Cani, Florina, foli sonte në “Opinion” për herë të parë pas publikimit të...

Lexo më shumë

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit

Florina Cani në Opinion: Po bëjmë një muze me të gjitha kujtimet e Martinit
11 Qershor, 2025

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan, ishte e ftuar nëna e Martin Canit, Florina Cani. Pasi u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com