Rruga e Kombit ka pësuar ndotje masive nga kamionet që transportojnë Hekur-Nikel. Siç shihet edhe në këtë foto, traseja e rrugës ka marrë ngjyrë të kuqe.
Megjithate askush nuk kë ndërhyrë për pastrimin e saj. Ndotja është shfaqur ditëve të fundit më së shumti në njërën korsi të rrugës së Kombit, konkretisht në segmentin Fushë Dukagjin- Kukës- Malorja e Shehlerëve.
Si pasojë e prezencës se mineralit dhe lagështirës, është vështirësuar edhe qarkulllimi i mjeteve
Në Kukës ushtrojnë aktivitetin e nxjerrjes së mineralit më shumë se 5 kompani. Dhe në arterien e rëndësishme patrullojnë efektiv të policiës rrugore. Por prezenca e tyre ka qenë e parëndësishme për ndotësit.