Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Çfarë i thonë 1 mo!” Noterja Haxhiu certifikohet në italisht, por s’di asnjë fjalë

2025/03/03 at 9:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Çfarë i thonë 1 mo!” Noterja Haxhiu certifikohet në italisht, por s’di asnjë fjalë

Disa herë emisioni “Stop” ka denoncuar me prova e fakte shkeljet e noteres së Fierit Anila Haxhiu. Në Mars 2023 tregoi, sesi bashkëshorti i noteres i premtoi një prindi t’i kalonte jashtë fëmijën pa prokurën e prindit tjetër, duke paguar 550 euro.

Pas denoncimit, noterja arriti deri në pikën, që dhunoi gazetaren dhe operatorin e emisionit “Stop”. Në Prill 2023 “Stop” tregoi vulën e falsifikuar të noteres për përkthim e rezultoi se vula i përkiste blektorit Pelivan Metushi.

Për gjithë këto shkelje Ministria e Drejtësisë gjobiti me 5 milionë lekë noteren Anila Haxhiu. Asokohe, noterja Haxhiu, nuk ishte e certifikuar nga Ministria e Drejtësisë si përkthyese e këtyre gjuhëve të huaja.

Disa muaj pas transmetimit, një email në redaksinë e emisionit “Stop” sinjalizon se në vitin 2024 Anila Haxhiu ka marrë nga Ministria e Drejtësisë dy certifikata si përkthyese zyrtare e italishtes dhe anglishtes, në konkursin e zhvilluar me shkrim dhe me gojë në ministri.

Në përgjigjen zyrtare Ministria e konfirmon konkursin dhe kualifikimin e noteres Haxhiu në këto dy gjuhë të huaja. Dy agjentët të emisionit u paraqitën si shtetas italianë në zyrën e noteres Haxhiu, por kjo e fundit, nuk dinte as komunikimin bazik në italisht.

Italianët: Përshëndetje! Flisni italisht?

Noterja Anila Haxhiu: Po, çfarë do…? 

Italianët: Duam të përkthejmë këto dokumente!

Noterja Anila Haxhiu: Po. Ti flet dot në italisht, se unë s’e flas dot? Dua ta përkthej, se po, dakord.

Italianët: Duam të përkthejmë këto dokumente, sepse na i kërkon shteti shqiptar!

Noterja Anila Haxhiu: Po, po e kuptuam, po mund të na lerë një çikë numrin e telefonit. 

Italianët: Po.

Noterja Anila Haxhiu: Për kur e do? 

Italianët: Na duhen sot dhe sa kushtojnë?

Noterja Anila Haxhiu: Sot jo,jo! Për nesër, po!

Noterja Anila Haxhiu: 37,38,39,40…dyzet, dyzet me 5 i bie 200, po më pak t’i marrim! 150! Po, po, po, 500 euro! 

Italianët: Mund të flisni në italisht, sepse nuk po kuptojmë asgjë?

Noterja Anila Haxhiu: Po, po, po, 500 euro!

Italianët: Mund të bëhen për nesër?

Noterja Anila Haxhiu: Për nesër po, e gjysmë, një, dymbëdhjetë. Çfarë i thonë një mo..? 

Italianët: Në çfarë ore?

Noterja Anila Haxhiu: Dy në 13:00. Ok t’i tërheqë atëherë! Unë s’e flas dot italishten, shkoj e bëj, por s’e flas dot!

Qytetarja: Hahah si çunat e mi,e kuptojnë dhe s’ e flasin dot..

Noterja Anila Haxhiu: Unë flas greqisht shumë dhe në anglisht..

Qytetarja: Dhe ata kështu…

Italianët: Deri në çfarë ore jeni hapur, se duhet të flasim, do vijmë bashkë me shefin, po për kontratën e një shtëpie për qira, sa kushton pak a shumë?

Noterja Anila Haxhiu: Nesër është e pamundur, kontratë qiraje për shtëpi, si i thonë..40 jo 100, 43 euro! Po! Mirupafshim!

Ky moment hedh dyshime të forta mbi mënyrën, sesi është certifikuar Anila Haxhiu në italisht dhe anglisht./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
Kryesore

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

17 Nëntor, 2025 1:07 pm
SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

17 Nëntor, 2025 1:03 pm
Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake
Politikë

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake

17 Nëntor, 2025 12:36 pm
Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve
Sport

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

17 Nëntor, 2025 12:28 pm
SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra
Kronikë

SPAK kërkon ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Ahmetajt nga Zvicra

17 Nëntor, 2025 11:52 am
Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat
Aktualitet

Alarm kombëtar për reshjet, Balluku takim me emergjencat civile: Janë marrë masat

17 Nëntor, 2025 11:48 am
Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie
Bota

Aksidentohet autokolona e J.D Vance, në gjendje të rëndë një oficer policie

17 Nëntor, 2025 11:47 am
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Politikë

Çelja e grup-kapitullit të fundit, Begaj: Konfirmon progresin e Shqipërisë drejt BE

17 Nëntor, 2025 11:24 am
Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia
Kryesore

Hetimet për 21 janarin, Berisha: SPAK nuk më ka thirrur, ka frikë nga dëshmitë e mia

17 Nëntor, 2025 11:02 am
Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen
Aktualitet

Protesta e opozitës/Blindohet Kryeministria, polica zbulon rrugët që do të bllokohen

17 Nëntor, 2025 10:54 am
Para
A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump

A do të pezullohen ndihmat për Ukrainën? Ja çfarë thotë Donald Trump

Postoi foto intime të ish-it, pas kallëzimit në “Stop” procedohet penalisht specialisti

Postoi foto intime të ish-it, pas kallëzimit në “Stop” procedohet penalisht specialisti

Regjistrohet në KQZ koalicioni LZHK-Djathtas 1912

Regjistrohet në KQZ koalicioni LZHK-Djathtas 1912

TE FUNDIT

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike

Opozita proteston sot, Berisha: Rama të largohet, ne duam qeveri teknike
17 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga konferenca e përditshme për shtyp me gazetarët, paralajmëroi se sot opozita inauguron “fillimin...

Lexo më shumë

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”

SPAK i dorëzon zyrtarisht Berishës urdhër-thirrjen për “21 Janarin”
17 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen...

Lexo më shumë

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake

Berisha refuzoi fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin? Balla: Situatë qesharake
17 Nëntor, 2025

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se PD kishte kërkuar mocion me...

Lexo më shumë

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve

Italia i mbylli me turp kualifikueset, Gattuso: Iu kërkoj falje tifozëve
17 Nëntor, 2025

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso nuk iu erdhi shumë rrotull fjalëve për të komentuar humbjen e turpshme 4-1 ndaj Norvegjisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com