Regjisori i njohur shqiptar, Saimir Kumbaro ka takuar në rrugët e Stokolmit në Suedi një person që ishte identik me një këngëtare të njohur.
E veçanta e kësaj fotoje është se në fillim të duket sikur Kumbaro ka dalë në foto me fituesin transgjinor të Eurovisionit, Concitën.
Por, duke parë ngjashmërinë e personit që ka takuar me Concitën, Kumbaro e ka parë me vend të sqarojë me humor se nuk bëhet fjalë për këngëtaren.
“Me lepurushen ne Stokolm ( koncita).? Jo është sozia, një djaloshe turke”, shkruan Kumbaro.