Përmes një rikthimi pas në kohë, emisionin “Opinion” në Tv Klan ndalet tek disa prej vrasjeve më të bujshme që kanë shkaktuar jehonë të madhe në opinionin publik, jo vetëm për natyrën e tyre të rëndë, por edhe për mënyrën si janë zbardhur, herë përmes një detaji të vogël që ka bërë diferencën dhe herë falë hetimit të thelluar shkencor. Disa prej këtyre ngjarjeve kanë shkaktuar jo vetëm tronditje, por edhe ndarje të thella në publik, duke u kthyer në tema të debatit publik e mediatik, ku shpesh janë përfshirë edhe elementë politikë.
Të ftuar: Ela Zaimi, Besnik Muçi, Admir Sinamati, Ferdinand Dervishi, Artan Hoxha