Ky ështe oborri i tv Klan ku çdo ditë parkohen me dhjetra makina të gazetarëve dhe stafit të televizionit. Por, sot ajo që ka rënë në sy, ka qenë targa e makinës së Drejtorit të Përgjithshëm, Aleksandër Frangaj.
Përveç numrit “001” të targës së automjetit, ranë më shumë në sy, dy gërmat e fundit “PD”, që ndoshta jo krejt rastësisht janë vendosur në targën e makinës së Frangajt.
Nuk dihet nëse kjo targë ka qenë zgjedhje personale e Drejtorit të Përgjthshëm të tv Klan apo thjesht një rastësi… Edhe pse në disa nga daljet publike, Frangaj nuk e ka fshehur simpatinë për demokratët dhe liderin historik të saj.
/Opinion.al