Nëntë persona në dhjetë vuajnë nga “sindroma e dridhjes fantazmë”, do të thotë, gabimisht mendojnë se celulari i tyre po u dridhet në xhep.
Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Instituti i Teknologjisë në Xhorxhia, i publikuar në revistën “Computers in Human Behaviour” (Kompjuterat dhe Sjellja Njerëzore).
Studimi sugjeron se kur mbahet gjithnjë në xhep, celulari kthehet në një farë mënyre në pjesë të trupit.
“Perceptojmë dhe ngatërrojmë me dridhjet e celularit, ato që në të vërtetë janë spazma muskulore. Studimi i fundit ka treguar se këtë e përjetojnë rreth 90 për qind e njerëzve”, thotë Robert Rosenberger, autor i studimit.