Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë është festa fetare e Rrëshajëve dhe si kremtohet ajo?

2024/05/19 at 2:36 PM
në Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë është festa fetare e Rrëshajëve dhe si kremtohet ajo?

Rrëshajët janë një festë e mirëpritur, jo vetëm të dielën, por edhe të hënën nuk punohet.

Shumë e shfrytëzojnë këtë ditë për një pushim të shkurtër, apo takime me miqtë. Kafenetë dhe trenat janë plot.

Nga ana tjetër festa e Rrëshajëve, është më shumë se kaq. Kjo festë është pas Krishlindjeve dhe Pashkëve njëra nga tri festat më të rëndësishme në kalendarin kishtar.

”Rrëshajët janë festa e shpirtit të Shenjtë, që mbush dhe lidh të gjithë besimtarët në botë”, shkruhet në faqen e kishës protestante gjermane. Rrëshajët janë një festë ndërkombëtare dhe multikulturore e kishës, shkruan katholisch.de.

Origjina e Rrëshajëve në Bibël

Në vende të ndryshme Rrëshajët kanë emra të ndryshëm. Por fjala Pentecoste, që përdoret në disa gjuhë për Rrëshajët, tregon se për çfarë bëhet fjalë. Për një ngjarje, që ka ndodhur në ditën e 50 (greqisht pentecoste) pas festës hebraike të Pesahut, në ditën e falenderimeve, Shavout. Në këtë ditë feste, kur rrugët ishin plot, dishepujt e Jezu Krishtit ishin mbledhur në një shtëpi në Jerusalem. Zbritja e Shpirtit të Shenjtë 50 ditë pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit përmendet në tri vende në Bibël. Në kapitullin e dytë të veprës të Apostujve thuhet:

„Papritmas u ndje një ushtimë nga qielli si shungullimë e një stuhie të fortë dhe mbushi gjithë shtëpinë, ku ata ishin. Nga lart ranë gjuhë si të ishin prej zjarri. Këto u ndanë dhe zunë vend mbi secilin prej tyre. Dhe ata të gjithë u mbushën me Shpirtin e Shenjtë dhe filluan të flasin gjuhë të ndryshme.”

Para 2000 vjetësh në Jerusalem kishte shumë të huaj nga Roma, Kreta, nga Mesopotamia apo Egjipti dhe të gjithë flisnin gjuhët e tyre. Ata u bënë papritur dëshmitarë të një ngjarjeje të habitshme, se dëgjonin dishepujt e Krishtit të flisnin papritur në gjuhët e tyre amtare. Nga kjo mrekulli i Rrëshajëve njerëz të kombeve të tjera mundën të kuptonin predikimet e apostujve. Dishepujt e Jezu Krishtit u shpërdanë pastaj në vende të ndryshme për të përhapur fjalën e tij.

„Rrëshajet janë mrekullia e të kuptuarit, që e kapërcen kufirin. Që nga ai moment grupi i dishepujve e pa veten si popull i Zotit”,, shkruan portali katholisch.de.

„Për këtë arsye Rrëshajët quhen edhe festa e „krijimit të kishës”, thekson në faqen e saj kisha protestante gjermane. Kjo festë kremton Shpirtin e Shenjtë, që zbriti mbi dishepujt e Jezu Krishtit dhe u dha atyre guximin dhe dhuntinë, për të përhapur fjalën e tij në botë”.

Traditat e vjetra të festimit të Rrëshajëve?

Kishat në Gjermani i festojnë Rrëshajët me më pak mesha solemne se sa Krishtlindjet dhe Pashkët. Për Rrëshajë ata organizojnë shpesh festa dhe procesione nën qiell të hapur.

Si festë pranverore Rrëshajët kanë të bëjnë me zgjimin e natyrës. Një nga zakonet e bukura, që praktikohen në Bavari, është shëtitja me kuaj të stolisuar nëpër fusha dhe livadhe. Një prift bekon fushat dhe tokën dhe lutet së bashku me besimtarët për të korra të mbara dhe prodhim të bollshëm.

Në rajonin e Mecklenburgut është i njohur bualli i Rrëshajëve. Në zonat rurale buajt zbukurohen dhe stolisen me lule.

Dikur festat e Rrëshjeve shërbenin për të lidhur të rinjtë. Vajzat e reja vinin në kokë një kurorë me trëndafilat e Rrëshajëve (Paeonia). Në qendër të festës vihej pema e majit apo pema e Rrëshajeve e stolisur me shirita shumëngjyrësh.

Kur janë Rrëshajët?

Data e Rrëshajëve është e lëvizshme. Ajo varet nga data e Pashkëve, e cila varet nga kalendari hënor. Rrëshajët bien 50 ditë pas Pashkëve, shpjegon kisha protestante gjermane në faqen e saj. Me këtë shpjegohet edhe fjala në greqisht „Pentecoste”, e pesëdhjeta ditë pas vdekjes së Krishtit./DW

Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
62-vjeçari i droguar, vjedh kamionçinën në Paskuqan dhe përplas makinat e parkuara

62-vjeçari i droguar, vjedh kamionçinën në Paskuqan dhe përplas makinat e parkuara

Nëna dhe babai i Hashim Thaçit mbërrijnë në Hagë, takojnë të birin pas dy vitesh

Nëna dhe babai i Hashim Thaçit mbërrijnë në Hagë, takojnë të birin pas dy vitesh

Megaoperacioni i SPAK, publikohen pamje nga sekuestrimi i florinjve, orëve e makinave luksoze. Si i ruanin grupet kriminale milionat e eurove.

SPAK goditi 7 grupe kriminale, GJKKO lë në burg 9 të arrestuarit

TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com