Çfarë e shkaktoi vdekjen e 3-vjeçarit dhe gjendjen kritike të së motrës? Gazetarja jep detajet e reja nga ngjarja

Një 3-vjeçar humbi jetën në spitalin e Shkodrës, ndërsa e motra e tij 7-vjeçare është dërguar me urgjencë në QSUT. Sipas korrespondentes së Klan News, Emi Kalaja, e mitura ndodhet në gjendje kritike për jetën. Mbetet akoma i paqartë shkaku i vdekjes së 3-vjeçarit dhe gjendjes së rënduar shëndetësore të së motrës së tij.


“Fillimisht u dyshua për një helmim me ilaç minjsh, të cilën e kishin vendosur familjarët në magazinën afër banesës së tyre. Megjithatë në Shkodër nuk ka një laborator të toksikologjisë, pritet përgjigje nga autopsia që do i nënshtrohet 3-vjeçari”, raporton Emi Kalaja.

Lidhur me ngjarjen, në një konferencë për mediat kanë folur shefja e pediatrisë Greta Naraçi dhe drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës, Senad Halluni.

Mjeku Halluni ka theksuar se fëmija është paraqitur me të vjella dhe pas dy orësh familjarëve i është propozuar që fëmija të shtrohet, por babi nuk ka pranuar duke firmosur për ta marrë fëmijën në shtëpi. Ndërkohë mjeku shton se të nesërmen fëmija është paraqitur thuajse pa shenja jete në spital.

Shefja e pediatrisë, Greta Naraçi shton se në kartelë, prindërit kanë mohuar se fëmijët mund të kishin konsumuar diçka. Ndërkohë, në njoftimin e Policisë thuhet se është dyshuar se fëmijët kanë pasur virozë stine./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Para













TE FUNDIT