Riselda Sejdia nuk lë event në Tiranë pa marrë pjesë. Dhe ja ku e shohim në këtë foto që ka patur rastin të bëjë edhe një foto me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Siç edhe vetë thotë në Instagram, Riselda ose siç e quan veten “Mulliri” ka qenë pjesë e jurisë së “Tiranaartfest2016”.
“Në këtë festival artistik përveçse nxorrëm në pah talente të reja, zbuluam njëkohësisht edhe se sa i rëndësishëm ishte ky format artistik rinor për të gjithë ne që duam të jetojmë në mes të artit, dhe jetës artistike”.
Tiranaartfest organizohet nga bashkia e Tiranës. Dhe me kërë rast Mulliri e ka një falenderim edhe për Veliaj. “Personalisht dua të falenderoj , kryetarin e bashkisë, z.Erion Veliaj , i cili me mbështetjen e tij bëri të mundur të realizonte këtë festival kaq madhështor për talentet e reja. Falenderoj edhe mikun tim më të mirë, organizatorin e dansit të #tiranaartfest, Klajdi Selimin!”
*Në foto Riselda Sejdia me Julinda Dhamon (lart)
*Në foton poshtë me ministren Nikolla dhe Klajdi Selimin